Fermerët e Muriqanit drejt falimentimit pas përmbytjeve dhe ngricave në Elbasan

20 Janar 2026 | 21:24

Përmbytjet dhe ngricat e ditëve të fundit kanë shkaktuar humbje të mëdha ekonomike për fermerët e fshatit Muriqan, në Elbasan. Brenda pak ditësh, puna e një viti të tërë është shkatërruar, duke lënë shumë familje pa të ardhura dhe të zhytura në borxhe të pashlyera.

“Kemi ngelur në dorë të Zotit, nuk dimë ç’të bëjmë. Është shumë e vështirë të shohësh gjithë mundin të shkatërruar. Është njësoj si të kesh një fëmijë të vogël, ta mbash gjithë natën në vëzhgim e të përpiqesh ta çosh në spital. Edhe këto prodhime ashtu janë për ne. Na iku gjithçka, asnjë lloj fitimi. Shkuam në komunë, por atje vetëm hapin krahët dhe thonë se ka edhe më keq. E di që ka më keq dhe më vjen keq për ata që janë mbytur, por ne s’kemi ç’të bëjmë,” – shprehet Bashkim Shilla, fermer.

Sipas tij, prodhimi bujqësor është dëmtuar pothuajse tërësisht, ndërsa çdo shpresë për fitim është zeruar. Kostoja e fidanëve, puna njëvjeçare dhe shpenzimet për mirëmbajtjen kanë shkuar dëm.

Fermeri tregon se humbjet financiare arrijnë në disa milionë lekë, në një kohë kur familja e tij jeton vetëm me një pension të vogël dhe pa burime të tjera të ardhurash.

“Ne jemi pensionistë me rrogë të vogël, gruaja nuk merr fare. Sa mund dhe sa punë ka kjo tokë? Tërë vitin vetëm këtë bëjmë: heqim lakrën, mbjellim sallatë, domate, por çmime nuk ka. Humbja shkon tre apo katër milionë lekë. Kaq pata mundësi të bëja dhe tani dola ‘bilbil’. Lekët e fidanëve nuk i kam shlyer, i detyrohem furnitorit dhe ai i kërkon. Ne nuk kemi të ardhura të tjera, vetëm këtë kemi. I lutemi shtetit të vërë dorën në zemër,” – thotë Shilla.

Situata përkeqësohet edhe më shumë nga mungesa e tregut dhe çmimet e ulëta të produkteve bujqësore, çka e bën pothuajse të pamundur rimëkëmbjen pas fatkeqësive natyrore.

Fermerët e zonës i bëjnë thirrje shtetit për ndërhyrje të menjëhershme, duke kërkuar dëmshpërblim dhe politika konkrete për mbështetjen e bujqësisë dhe familjeve të prekura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026