Shifrat/ Turizmi në Shqipëri në rritje, dominojnë evropianët

23 Janar 2026 | 17:31

Flukset hyrëse të shtetasve të huaj në Shqipëri vijuan të rriten edhe gjatë vitit 2025. Sipas INSTAT, gjatë periudhës janar–dhjetor 2025 në territorin shqiptar kanë hyrë gjithsej 12.5 milionë shtetas të huaj, me një rritje vjetore prej 7% krahasuar me vitin 2024. Europa mbetet rajoni kryesor i këtyre hyrjeve, duke zënë mbi 95% të totalit, me pjesën jugore të kontinentit, që mban peshën më të madhe.

Rritja e hyrjeve gjatë vitit nuk lidhet vetëm me sezonin turistik veror, por shtrihet përgjatë gjithë vitit. Të dhënat tregojnë se shumica dërrmuese e shtetasve të huaj hyjnë në Shqipëri për qëllime personale, si pushime apo vizita tek të afërmit, ndërsa hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale kanë shënuar gjithashtu rritje dyshifrore gjatë vitit.

Edhe muaji dhjetor 2025 konfirmon këtë tendencë pozitive. Vetëm gjatë këtij muaji, në Shqipëri kanë hyrë 700 mijë shtetas të huaj, me një rritje 7% krahasuar me dhjetorin e vitit 2024. Ky nivel i lartë hyrjesh në një muaj tipikisht jashtë sezonit turistik tregon se flukset drejt Shqipërisë nuk janë më thjesht sezonale, por po marrin karakter më të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit. Edhe në dhjetor, Evropa vijon të dominojë strukturën e hyrjeve, me peshë kryesore nga Evropa Jugore.

Në krahun tjetër të lëvizjeve, të dhënat për daljet e shtetasve shqiptarë tregojnë një intensifikim të mëtejshëm të qarkullimit të popullsisë. Gjatë vitit 2025, nga Shqipëria kanë dalë 8,6 milionë shtetas shqiptarë, me një rritje vjetore 9%. Vetëm në muajin dhjetor, daljet e shtetasve shqiptarë arritën në 715 mijë persona, duke shënuar një rritje të fortë 11% në raport me dhjetorin e një viti më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026

Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri

Prishja e armëpushimit SHBA-Iran ka rikthyer rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ndërsa efektet kanë nisur të ndihen edhe në tregun vendas. Në...
16:25 | 22/07/2026