Gazetari komenton paralajmërimin e Berishës për Ramën, zbulon çfarë do të ndodhë në protestë

23 Janar 2026 | 19:24

Gazetari Ardit Hoxha komentoi në NOW me Ilir Kazaferin, deklaratën e kreut të PD-së, Sali Berisha, për protestën kombëtare të kësaj force, e cila pritet të zhvillohet ditën e shtunë, më 24 janar. Berisha u shpreh se qytetarët do t’i japin “leksion” Ramës ndërsa e paralajmëroi kryeministrin me shprehjen që “nëse je burrë, provoje dhe rri në zyrë”. Hoxha e vlerëson deklaratën e Berishës si një mesazh për të rritur energjinë e protestës, jo domosdoshmërisht si paralajmërim për dhunë.

Sipas Hoxhës, protesta e 24 janarit pritet të jetë më dinamike se ajo e 22 dhjetorit, por tha se nuk ka informacione që të jetë aq e ashpër dhe e dhunshme sa qytetarët të hyjnë në zyrat e qeverisë.

“Të them të drejtën, nuk di si ta shpjegoj politikisht këtë lloj deklarate, pasi nëse e marrim literalisht, pas fjalëve që thotë zoti Berisha, na bie që nesër të bëhemi gati për luftë, dhe protestuesit, së paku minimalisht, të përsërisin skenat që kemi parë më 21 janar 2011. Me këtë nënkuptoj skenat e dhunës, përplasjet dhe konfrontimin me policinë, nuk e kam fjalën për viktimat në mënyrë absolute. Por unë dyshoj, dhe nga informacionet që kam, protesta e ditës së nesërme është larg të qenit e tillë. Nuk do të jetë një protestë dhunshme që të detyrojë kryeministrin apo cilindo titullar të shtetit të largohet nga zyra e tij për shkak të protestës, apo për shkak të frikës se situata mund të eskalojë dhe protestuesit të marrin në dorë zyrat e shtetit. Përkthimi i asaj që thotë zoti Berisha është ky: “protesta do të jetë aktive, protestuesit do të hyjnë brenda Kryeministrisë dhe do të provojnë të shkaktojnë tension, dhe nëse zoti Rama qëndron aty, mund të ketë akte dhune”. Këtë le të kuptohet, por unë dyshoj fort dhe nga informacionet që kam nuk besoj se shkohet drejt kësaj. Ajo që ka vlerë nga deklarata e zotit Berisha është se synon të nxisë pjesëmarrjen e protestuesve dhe të rrisë valën e tensionit, që protesta të jetë më energjike se ajo e 22 dhjetorit. Shumë analistë, gazetarë dhe vetë protestues ishin të zhgënjyer sepse protesta nuk i arriti pritshmëritë e tyre për dy-tre orë në bulevard, dëgjimin e disa fjalimeve dhe shpërndarjen. Do të shohim pjesën tjetër, nëse protesta do të jetë e qëndrueshme dhe njerëzit do të qëndrojnë aty. Kemi parë më parë, kur PD ka tentuar protesta me qëndrim, përfundonte me rreth 50 persona që qëndronin aty, ndërsa të tjerët shpërndaheshin në punët e tyre personale”, tha gazetari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026