Pedagogia Liçaj thotë se Shqipërisë i duhet të shtojë punonjësit e sektorit të detarisë
Investimet në disa porte të Shqipërisë, sipas pedagoges së Universitetit Aleksandër Moisiu, Brunilda Liçaj, kërkojnë paraprije me aftësimin e punonjësve që dinë të merren me detarinë.
E ftuar në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, ku u diskutua për problemet që po has sektori i turizmit me punonjësit, Liçaj theksoi se Shqipëria duhet të nisë paralelisht me investimet në porte edhe me aftësimin e të rinjve. Kjo sipas saj do të shmangë situatën kur zhvillimi i sektorit të “turizmit blu”, sikurse quhet turizmi me lundrime me anije, nuk do të ketë mjaftueshëm punonjës.
“Jemi i vetmi vend [në rajon] që vite më parë kishim bregdet, por nuk kishim anije [për turizëm], po mundohen të ndërtohen porte për jahte dhe projekte të tjera, por deri sa të bëhen këto ne kemi nevojë për misione dhe aftësime [profesionale] dhe do të arrijmë që pas pesë vitesh të themi që ‘obobo nuk kemi punonjës që të merren me pjesën e marinarëve apo zinxhirin e sektorit të bregdetit’ dhe themi ‘hajde që të marrim sërish të huaj’,” – u shpreh pedagogia Liçaj.
Aktualisht qeveria po synon të zhvillojë infrastrukturën portuale me porte në Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Shëngjin. Kjo sipas pedagoges Liçaj do të ishte mirë të shoqërohej me hapjen e programeve të tjera të studimit pasi ato aktualet në Durrës dhe Vlorë nuk mjaftojnë.
“Kemi disa shkolla për pjesën e detarisë, por vetëm kaq për momentin, por është shumë e vogël për sa kërkohet,” – vijoi pedagogia.
Sipas Liçajt në vitet e shkuar zhvillimi i turizmit blu ka sjellë mjaft të ardhura ku kryesisht nga turistët italianë është arritu një mesatare prej rreth 90 eurosh në ditë të ardhura për çdo vizitor që frekuentoi këtë lloj turizmi në Shqipëri.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve