Hapja e vitit të ri gjyqësor, Sadushi: Një shtet që kërkon drejtësi të fortë duhet të investojë
Në Gjykatën e Lartë është zhvilluar ceremonia e hapjes së vitit të ri gjyqësor me temë “Drejtësia përballë pavarësisë, përgjegjësisë dhe besimit publik”.
Në fjalën e tij në ceremoni, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha se drejtësia nuk është vetëm proces vendimmarrjeje, por standard, orientim dhe garanci për liritë dhe të drejtat e qytetarëve.
Sadushi u shpreh se në një shtet demokratik ndarja dhe balanca e pushteteve nuk janë parime abstrakte, por mekanizma sigurie ku drejtësia ka një rol të pazëvendësueshëm në garantimin e paanësisë dhe mbrojtjes efektive të të drejtave. Sipas tij, një shtet që kërkon drejtësi të fortë, duhet të investojë.
“Për vitin gjyqësor që hapim sot angazhimi ynë duhet të jetë i dukshëm në disa drejtime. Së pari, qartësia dhe cilësia e arsyetimit. Kur arsyetimi është i qartë, qytetari e kupton drejtësinë. Prandaj standardi ynë nuk duhet të jetë vetëm të vendosim por të shpjegojmë se përse vendosim në atë mënyrë. Së dyti, koha e arsyeshme. Drejtësia që vonon, rrezikon të kthehet në padrejtësi. Së treti, koherenca dhe parashikueshmëria.
Këto sfida nuk përballohen nga një institucion i vetëm. Arrihen përmes kjo shërben edhe si ftesë për dialog institucional të shëndetshëm brenda kufijve të kushtetutës. I drejtohem pushteti ekzekutiv dhe legjislativ me frymën e bashkëpunimit kushtetues, mbështetja ndaj gjyqësorit është detyrim kushtetues, kështu nevojitet financim, politika dhe programe infrastruktura dhe investime serioze në dixhitalizim. Një shtet që kërkon drejtësi të fortë, duhet të investojë”, tha mes të tjerash Sadushi.
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve