BERZH dhe BSH: Emigracioni dhe plakja mbeten sfida kryesore për ekonominë
Ekonomia shqiptare po përballet me sfida të rëndësishme si plakja e shpejtë e popullsisë dhe emigrimi i të rinjve. Për të frenuar këto fenomene, BERZH dhe Banka e Shqipërisë nënvizojnë nevojën për projekte dhe investime të qëndrueshme.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, thekson se emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore paraqesin rreziqe serioze për ekonominë. Ai thekson se kjo pikë kthese demografike kërkon vëmendje të shtuar dhe zgjidhje afatgjata.
“Ndërsa gjithnjë e më pak njerëz hyjnë në tregun e punës, gjithnjë e më shumë janë të varur nga sistemet e pensioneve dhe kujdesi shëndetësor. Këto ndryshime po ushtrojnë presion mbi produktivitetin, financat publike, politikat e prioritizimit dhe perspektivat afatgjata të rritjes në rajone të ndryshme,” – tha Gent Sejko.
Për drejtoreshën e BERZH për Shqipërinë, Ekaterina Solovova, investimet dhe projektet që krijojnë vende pune janë mundësi të mira për të mbështetur një ekonomi të qëndrueshme.
“Në vitin 2025, BERZH u angazhua në 31 projekte me vlerë 217 milionë euro. Nga kjo shumë, 111 milionë euro u investuan në infrastrukturë të qëndrueshme në transport dhe energji. Mbështetëm gjithashtu turizmin, agroturizmin, të rinjtë dhe përfshirjen e grave në biznes,” – tha Solovova.
Në prezantimin e Raportit të Tranzicionit 2025-2026, u diskutua nevoja për veprime të koordinuara dhe vullnet politik për reformimin e sistemit të pensioneve, modernizimin e tregut të punës dhe politika të qarta për migracionin.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
- 16:52 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë