Prokuroria dhe Policia e Kosovës zgjerojnë hetimet për manipulimin e rezultateve zgjedhore në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren njofton se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, ka zgjeruar hetimet për grupin e dytë të të dyshuarve lidhur me manipulimin e rezultateve zgjedhore.
Pas pranimit të informatave publike mbi procesin e rinumërimit të rezultateve në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren, janë intervistuar 28 të dyshuar dhe 6 dëshmitarë.
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit: katër prej tyre, si kryesues të komisioneve, për dyshim për falsifikim të rezultateve të votimit sipas nenit 216 të KPRK-së, dhe një person, si Koordinator i KKZ-së për Komunën e Prizrenit, për dyshim për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar sipas nenit 414 të KPRK-së.
Prokuroria do të shqyrtojë brenda afateve ligjore kërkesën për caktimin e masave për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë.
Institucionet e drejtësisë njoftojnë se mbeten të përkushtuara në luftën kundër kriminalitetit dhe në sigurimin e sundimit të ligjit.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë