Pas tre ditësh bllokade, zhbllokohet pika kufitare e Qafë Thanës

29 Janar 2026 | 19:51

Pas tre ditësh bllokade, pika kufitare e Qafë Thanës është zhbllokuar, ndërsa Komisioni Evropian ka njoftuar se do të lëshojë viza për transportuesit maqedonas. Lajmin e bëri të ditur ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, përmes një postimi në Facebook.

“Pikërisht tani mora LAJME SHUMË TË MIRA nga Brukseli lidhur me problemin e madh të transportuesve nga Maqedonia! Qëndrimet tona janë pranuar. Shoferët janë pranuar si PROFESIONISTË. Kjo është ajo që kërkuam. Pas protestave dhe ofensivës së fortë të periudhës së kaluar, Brukseli do të sjellë një Strategji të re për viza, e cila do të nënkuptojë zgjidhjen e problemit me të cilin u përballën shoferët profesionistë,” shkroi Nikolloski.

Transportuesit, nga ana e tyre, e konsiderojnë propozimin e Komisionit Evropian një regjim të vjetër, që mund të sjellë kosto shtesë, por pranojnë zgjidhjen nëse nuk ka alternativa të tjera.

Përveç Qafë Thanës, zhbllokimi i pikave të tjera kufitare pritet të ndodhë gjithashtu gjatë mbrëmjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr i madh në kodrat e Shtërmenit, në terren dhjetëra zjarrfikës

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë këtë të hënë kodrat e Shtërmenit, në bashkinë Cërrik. Dhjetëra efektivë të zjarrfikëses, të mbështetur edhe nga...
17:42 | 29/06/2026

Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani

Evropa po përjeton një nga valët më të rënda të të nxehtit të regjistruara ndonjëherë, me temperatura që kanë arritur deri në 40°C në disa...
16:27 | 29/06/2026

Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues

Sot shënohet dita e 30-të e protestës që po zhvillohet në Tiranë, ndërsa Policia e Shtetit ka njoftuar se ka proceduar penalisht 31 shtetas për...
16:21 | 29/06/2026