Bayern ndalet sërish, Hamburg i rrëmben barazimin 2-2
Kampionët e Gjermanisë, Bayern, kanë hedhur një tjetër hap fals në kampionat, këtë herë përballë Hamburgut, duel që përfundoi në barazim 2-2. Një sfidë e luajtur më mirë nga të besuarit e Vincent Kompanyt, të cilët nuk e kishin menduar se do të dilnin pa fitore nga Volksparkstadion.
Vendësit e nisën mirë, duke gjetur avantazhin në minutën e 34-t me Vieira, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh. Tre minuta para fundit të pjesës së parë, i përhershmi Harry Kane riktheu baraspeshën.
Pjesa e dytë nisi me ndryshime, Diaz u inkuadrua në fushën e lojës në vend të Karl, lëvizje që rezultoi efikase. Kolumbiani shënoi menjëherë sapo mori pasimin e parë, duke kaluar përpara bavarezët në 1-2. Avantazhi zgjati fare pak, pasi Hamburgu barazoi me Vuskovic, rezultat që nuk do të ndryshonte deri në fund, pavarësisht tentativave të rrezikshme të ekipit vendas.
Tri pikë regjistruan edhe Leverkusen, Augsburg dhe Mainz. “Aspirinat” kishin përballë Frankfurtin, të cilin e mposhtën 1-3. Golat u shënuan nga Arthur, Tillman dhe Garcia, ndërsa skuadra e tyre shkoi në kuotën e 35 pikëve, në zonën euro.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.