Jorida Tabaku thotë se gara për kryetar në PD u nis shpejt për të shmangur sulmet nga jashtë
Anëtarja e Kryesisë në Partinë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se kryesia u detyrua ta nisë garën për kryetarin për shkak të sulmeve publike që nisën fill pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
E ftuar në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, Tabaku tha se vendimi për zgjedhjet e brendshme u mor për t’i shmangur sulmet që nisën të bëheshin nga jashtë.
“Meqenëse kishte që më 26 prill individë si brenda ashtu dhe jashtë PD-së që filluan një sulm në një moment kur votuesit ishin të çoroditur dhe të paqartë, kur numëruesit tanë ishin ende duke numëruar vota, u mendua që ky diskutim nuk ka pse të ndodhë jashtë partisë, as nëpër televizione, por të ndodhë brenda strukturave të PD-së,” – tha Tabaku.
Deputetja e zgjedhur në qarkun e Tiranës tha se në PD ka gjithmonë diskutime dhe ajo e konsideroi këtë si vlerë të shtuar të partisë. Megjithatë ajo theksoi se do të kishte dashur që të kishte vetëm dy kandidatë në garë jo katër.
“Në një garë dinjitoze për kryetarë partie mendoj se kandidatë do të duhet të ishin dy, por për cilësinë e garës, bashkimit të partisë, apo dhe cilësisë së opozitës, mendoj se PD-së nuk i bëjnë keq të ketë edhe katër kandidatë, kandidatët e tjerë u gjykuan se nuk plotësojnë kriteret, disa nuk ishin as anëtarë partie, por thjesht individë që shfaqën interesim,” – u shpreh anëtarja e kryesisë së PD-së.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve