“Gjeni në matematikë, u lidh me vajzën e miliarderit që e ndihmoi”, Mulaj: Ja kush ishte Epstein

4 Shkurt 2026 | 22:09

Gazetarja Esmeralda Mulaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se diskutimet rreth Jeffrey Epstein, njeriu që është aktualisht në epiqendër të një skandali ku janë përfshirë figurat më të larta të politikës botërore, shkojnë përtej abuzimit seksual.

Ajo tregoi se tashmë po diskutohet se Epstein, nisur nga njohjet e shumta me njerëzit më të fuqishëm të botës, mund të ketë ndikuar deri në vendimmarrje të rëndësishme politike në vende të caktuara.

‘Si arriti të ndërtonte gjithë këtë perandori një njëri që vinte nga shtresa e mesme në SHBA. Nuk mbaroi universitet, por ishte një lloj gjeniu në matematikë. Një ditë krejt papritur e gjen veten në Wall Street, më pas bëhet menaxher investimesh i milarderëve që s’u morën vesh kush ishin. Më pas u njoh me njerëz të fuqishëm, një nga ata ishte Maxwell, një manjat i medias i lidhur edhe me politikën dhe me dokumente sekrete, madje thuhet që mund të ishte i lidhur me shërbimin sekret izraelit. Por me vonë ai vdiq në një mënyrë misterioze. Me vajzën e tij Epstein pati një lidhje të ngushte që e vazhdoi dhe të gjitha keto ndoshta i kanë dhënë mundësinë të ndërtonte këtë perandori. Pikëpyetjet mbeten si arriti deri në ato nivele: përdori shantazhin apo apo ishte instrument i shërbimit sekret të Izraelit apo Rusisë që e kanë mbajtur, ushqyer duke e bërë të aftë për të shantazhuar këdo. Po mendohet se Maxuell ishte njeriu që e futi në botën e njerëzve të pushtetshëm, misteri mbetet nga erdhën gjithë ato para. Tani niveli i diskutimit nuk lidhet vetëm me skandalin e abuzimit me të miturit, po kush ishte ky njeri, kujt i shërbente’, tha Mulaj.

Ajo tregoi se tashmë po diskutohet se Epstein, nisur nga njohjet e shumta me njerëzit më të fuqishëm të botës, mund të ketë ndikuar deri në vendimmarrje të rëndësishme politike në vende të caktuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026