PD-ja e akuzoi si të përfshirë në përgjime me Henri Çilin, Sokol Sadushi mohon akuzat
Çështja e gjyqtarit që sipas prokurorisë është përgjuar në një bisedë me Henri Çilin, i cili është sot në hetim, ka qenë ditën e djeshme tema e ditës. Pas mohimit të anëtarit të vetëm të gjykatës së lartë Ardian Dvorani si të përfshirë në çështje, Partia Demokratike i ka drejtuar sot pyetje drejtorit të shkollës së Magjistraturës Sokol Sadushi duke aluduar se bëhet fjalë për të.
Sipas Partisë Demokratike, Sadushi do të jetë së shpejti anëtar i gjykatës së lartë dhe kjo e lë atë të ekspozuar ndaj dyshimit se mund të ketë qenë ai personi që u përgjua në bisedën inkriminuese me Henri Çilin.
Por pas akuzave të Partisë Demokratike ndaj Sokol Sadushit, ky i fundit ka reaguar duke i mohuar akuzat. Përmes një deklarate për media, Sokol Sadushi është shprehur se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se Partia Demokratike po vë në dyshim integritetin e tij moral. Akuzat e Partisë Demokratike vijnë në momentin kur Prokuroria nuk ka zbuluar identitetin e zyrtarit të lartë i cili përmendet në përgjimet telefonatave të botuesit Çili.
Në lidhje me këtë çështje Drejtori i Shkollës së Magjistraturës u shpreh se “do të ishte me vend që organi i prokurorisë të sqarojë opinionin publik mbi detajet e këtij takimi. Informimi i opinionit publik i shërben, gjithashtu, ruajtjes dhe forcimit të autoritetit të pushtetit gjyqësor dhe forcon klimën e besimit në organet që ushtrojnë ndjekjen penale”.
Ndërkohë që Sokol Sadushi bëhet personi i dytë që përflitet dhe mohon akuzat e përfshirjes, javën e shkuar Ardian Dvorani, Gjyqtar i Gjykatës së Lartë dhe kryetar I Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ka mohuar gjithashtu se është i përfshirë në çështjen “Mezhograni” dhe se nuk e ka takuar Cilin, sikurse përflitej në media.
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat