“Muzikë rrok ka pasur edhe në komunizëm”! Habit Elton Deda: Eja o shoku ynë, një nga këngët me…
Kauntautori dhe këngëtari, Elton Deda i ftuar në emisionin “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania ka folur lidhur me rrugëtimin e tij dhe hapat e tij të parë në muzikë.
Deda theksoi se muzika rrok ekzistonte që në komunizëm teksa mori shembull këngën “Eja o shoku ynë të kemi pritur”. Ai theksoi se këngën debutuese e kishte krijuar që në lice dhe në vitet ’90 u prezantuan me publikun.
“Po tingullin e zjarrt unë e krijova që në lice. E kam krijuar që në 88-ën, 89. 89 më më saktë dhe në 90-ën dolëm ne.
Pastaj në 91 kemi kënduar ‘Në linjë të jetojmë’, në 90-ën kemi kënduar ‘Ne jemi emri i vet jetës’. Domethënë tingulli i zjarr u krijua si një bashkëpunim çunash edhe shokësh që ne ishim në lice, ishim të gjithë bij arti, por sigurisht që te seksioni i kitarrave ishin shokë të mirë, çunat që sot e kësaj dite ne e mbajmë, e ruajmë miqësinë tonë.
Kështu që tingulli i zjart ishte një projekt i cili nuk nuk më nuk më kushtoi ndonjë ndonjë sforco të madhe për ta bërë. Shiko, çdo gjë në botë vjen natyrshëm. Ne duhet t’i lëmë gjërat që të vijnë natyrshëm. Ne kot sforcohemi që të bëjmë gjëra se duhet, duhen për t’u bërë.
Ne duhet të kuptojmë një diçka sepse këtu futemi një çik në histori muzike se ashtu siç ka histori muzike botërore ashtu ka dhe kjo Shqipëria jonë historinë e muzikës së vet.
Dhe sidomos muzika rok ose muzika pas 90-ës sepse nuanca të rokut ka pasur edhe në kohën e komunizmit. Nuk është, ka pasur shumë këngë që mund të gjesh element të muzikës rok duke filluar që nga eja shoku ynë të kemi pritur, që nga introja”, tha ai.
“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit
Opera e parë e shqiptare në Maqedoninë e Veriut, regjisori: Me “Skëndërbeun” donim të tregonim që ne vlejmë
Malaj tregon si e njohu Edi Ramën: Është viktimë e përbindshave të vetë
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona