“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat

8 Shkurt 2026 | 21:22

Të ftuara në panelin e Greta Topjana në Review në Euronews Albania, psikologia Eksena Qerici dhe aktivistja Lindita Pano folën mbi rastin e skandalit të Jeffrey Epstein, ku ditët e fundit shumë të dhëna, foto dhe video të publikuara nga Departamenti i Shtetit në Shtetet e Bashkuara kanë trazuar rrjetin.

Qerici, duke iu referuar rastit të Epstein, theksoi se një person i abuzuar mund të rritet dhe të bëhet abuzues, si pasojë e asaj që përjeton gjatë abuzimit.

“Nëse ne kemi një individ që kryen abuzimin dhe nuk zbulohet, dhe humbet në një rast të tillë, atëherë nuk kemi më të bëjmë me një individ, por me një fenomen, sepse do të prodhojë tek këto viktima mundësinë që të rilindë një person tjetër i kësaj natyre. Pra, një person i abuzuar në fëmijëri mund të rritet dhe të bëhet një person abuzues i këtyre përmasave, sepse ka pushtet dhe politikë. Nuk kemi më të bëjmë me një çështje nëse ka një apo dy personalitete, por flasim për dëmtime të rënda të aspektit seksual”, u shpreh Qerici.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Pano e lidhi këtë rast me një fenomen që ndodh edhe në Shqipëri, por që sipas saj nuk flitet dhe nuk diskutohet në vendin tonë.

“Epstein kishte treg, nuk mund të shesësh diçka kur nuk ka treg. Këto lloj festash ndodhin edhe në Shqipëri, por nuk flitet për to. Ndodhin nga i njëjti rang pushteti dhe parash dhe në të njëjtën mënyrë përdoren vajzat, ashtu si Epstein ka abuzuar”, tregoi Pano.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen

I ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania në emisionin Review nga Greta Topjana, ish-ambasadori Arben Çejku komentoi zhvillimet më të fundit lidhur me bisedimet...
20:45 | 11/04/2026

“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi

Këtë të shtunë, e ftuar në emisionin Review në Euronews Albania me Greta Topjana ishte anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, e cila...
21:55 | 06/12/2025

Ekzekutimi i 34-vjeçarit në Shkodër, familjarët: Po e vrasin djalin për herë të dytë

Gazetarja e Euronews Albania, Matilda Braho, raportoi mbrëmjen e së shtunës nga Shkodra për emisionin Review me moderatoren Greta Topjana, lidhur me zhvillimet e fundit...
21:25 | 06/09/2025