Ekzekutimi i 34-vjeçarit në Shkodër, familjarët: Po e vrasin djalin për herë të dytë

6 Shtator 2025 | 21:25

Gazetarja e Euronews Albania, Matilda Braho, raportoi mbrëmjen e së shtunës nga Shkodra për emisionin Review me moderatoren Greta Topjana, lidhur me zhvillimet e fundit në hetimin për vrasjen e 34-vjeçarit Kristjan Kola.

Braho tha se kishte kontaktuar me drejtorin e Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, i cili u shpreh se çështja është ende në hetim dhe për këtë arsye nuk mund të japë një prononcim zyrtar.

“Në një lidhje telefonike më tha se nuk mund të prononcohet për shkak të hetimeve,” – deklaroi Braho.

Ndërkohë, gazetarja nënvizoi se gjatë qëndrimit në Shkodër ka komunikuar edhe me familjarët e viktimës, të cilët shprehen se nuk janë marrë ende në pyetje nga autoritetet.

“Gjatë qëndrimit tim, familjarët më kanë shprehur njëzëri se asnjë punonjës policie nuk i ka marrë në pyetje, që në një farë mënyre po vritet për të dytën herë. Ata kërkojnë që kjo çështje të ketë drejtësinë në vend,” – tha ndër të tjera Matilda Braho nga Shkodra.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë dhe është ende nën hetim nga autoritetet lokale.

LEXONI GJITHASHTU:

Motra e 34-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër e prekur: Babën se lanë me pa trupin

Shkollat në Shkodër gati për sezonin e ri mësimor, 8 mln € investime në total

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi

Gjykata e Posaçme ka kthyer sërish për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre....
16:36 | 13/07/2026

Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Centrist Democrat International (IDC-CDI), organizatës më të madhe politike...
16:09 | 13/07/2026

Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër

Avokati i Popullit po zhvillon këtë të hënë dhe nesër një inspektim të paparalajmëruar në burgun e Shënkollit, në kuadër të mandatit si Mekanizëm Kombëtar...
15:38 | 13/07/2026