Me vellon e zisë, motra e Kolës zbulon bisedën e fundit me të vëllain para atentatit

6 Shtator 2025 | 20:57

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua pak ditë më parë në qendër të Shkodrës, ka rrëfyer ekskluzivisht për Euronews Albania, në emisionin Review me moderatoren Greta Topjana, dhimbjen dhe pasigurinë që përjeton familja pas kësaj ngjarjeje tragjike.

“Një ditë përpara vrasjes kam folur me të. Kam prit me fol në darkë dhe s’munda. Asnjë gjë nuk dimë, asnjë gjë nuk kanë thënë,” u shpreh ajo me lot në sy.

Mariza Kola theksoi gjithashtu mungesën e transparencës dhe vonesat në reagimin e institucioneve pas ngjarjes.

“Babën nuk e kanë lënë me pa vëllanë kur është transportuar. Është vonuar një orë ambulanca për të shkuar. Tërë Shkodrën për ta marrë në këmbë e merr për një orë,” tha ajo, duke ngritur dyshime për mënyrën se si është menaxhuar situata nga autoritetet.

Familja e Kristian Kolës kërkon drejtësi dhe përgjigje për rrethanat e vrasjes së 34-vjeçarit, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi

Gjykata e Posaçme ka kthyer sërish për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre....
16:36 | 13/07/2026

Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Centrist Democrat International (IDC-CDI), organizatës më të madhe politike...
16:09 | 13/07/2026

Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër

Avokati i Popullit po zhvillon këtë të hënë dhe nesër një inspektim të paparalajmëruar në burgun e Shënkollit, në kuadër të mandatit si Mekanizëm Kombëtar...
15:38 | 13/07/2026