PD kërkon në GJK shfuqizimin e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit: Po na përjashtojnë nga integrimi

10 Shkurt 2026 | 14:05

Gjykata Kushtetuesja mori në shqyrtim të martën ankesën e Partisë Demokratike për ndryshimin e rregullores së kuvendit që çoi në ndryshimin e numrit të komisioneve të përhershme parlamentare nga 8 në 11.

Në padinë e saj PD-ja pretendon se ndryshimi i funksionimit të parlamentit u bë në mënyrë të njëanshme dhe me procedurë të përshpejtuar.

Opozita pretendon një ndërhyrje të ekzekutivit në legjislativ, pasi shtimi i numrit të komisioneve parlamentare erdhi si një kërkesë e drejtpërdrejt e kryeministrit Edi Rama nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste në shtatorin e një viti më parë dhe jo si një kërkesë e vetë kuvendit që është një institucion i pavarur dhe vetë-rregullohet. 

Po aq në ankimin e saj Partia Demokratike deklarohet se e gjithë procedura e ndjekur është në shkelje të rregullores së kuvendit, kushtetutës dhe deputetëve të opozitës iu hoq e drejta për të dhënë qëndrimin e tyre.

Ndryshimi i numrit të komisioneve të përhershme parlamentare me propozim dhe miratim vetëm me votat e socialistëve, çoi në mbylljen e komisionit të ngritur qëllimisht vetëm për çështjet e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. I ngritur që në kohën kur socialistët ishin në opozitë dhe gjithnjë i drejtuar nga opozita, herë nga PS-ja e herë nga PD-ja, ai u bashkua komisionit të jashtëm.

Pas shqyrtimit në themel dhe dëgjimit të pretendimeve të PD-ës dhe Kuvendit, trupa gjyqësore e “Kushtetueses” është tërhequr për vendimmarrje. 

Pas rregullores së kuvendit, në pritje për shqyrtim nga “Kushtetuesja” janë edhe tre ankime të tjera të demokratëve, ministrja e inteligjencës artificiale “Diella”, dy komisionet hetimore për Mc-Conigal,  zgjedhjet e 11 majit dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026