“Shqiptarët si ndal askush, fitojmë në Poloni!”, Naser Aliji flet pas rikthimit nga dëmtimi

11 Shkurt 2026 | 19:11

I ftuar në emisionin Kubi Sportiv, mbrojtësi i Dinamos dhe i Kombëtares, Naser Aliji, foli për ecurinë e skuadrës së tij, për fitoren e rëndësishme ndaj Tiranës në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, si dhe për sfidat që presin Kombëtaren në play-off-in e Botërorit 2026.

Ali vlerësoi performancën e ekipit, punën e trajnerit Ilir Daja ndërsa u shpreh i lumtur për rikthimin e tij pas një dëmtimi të gjatë ndërsa me fitoren 2-0 ndaj Tiranës Dinamo synon të vazhdojë rrugëtimin në Kupën e Shqipërisë dhe kampionat.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në fushë pas një periudhe të vështirë dhe që fituam sot. Kjo ndeshje tregon se po luajmë me më shumë vetëbesim. Titulli kampion mbetet dëshira kryesore, por Kupa ka po aq rëndësi. Trajneri Daja na kërkon maksimalen çdo ditë, analizat e tij janë të gjata dhe intensive, por kjo na ndihmon të përgatitemi më mirë për çdo ndeshje. Fryma në ekip është ajo që na bën të fortë”, tha Aliji.

Ali foli edhe për lidhjen e tij me ekipin dhe rolin e liderit:

“Shpresoj që të ndihmoj çunat e rinj dhe të ecim sa më lart bashkë. Pika më e fortë e Dinamos është bashkëpunimi dhe fryma e ekipit. Jemi të gjithë bashkë dhe kjo ndikon direkt në rezultate.”

Në lidhje me Kombëtaren, Aliji u shpreh optimist për sfidën e play-off-it të Botërorit 2026, veçanërisht për ndeshjen e rëndësishme ndaj Polonisë:

“Është një ndeshje shumë e vështirë, por nuk është e pamundur. Shqipëria ka një ekip të mirë dhe do ta japim maksimumin. Shqiptarët si ndal askush, fitojmë në Poloni!” – tha ai.

Mbrojtësi theksoi rëndësinë e frymës së grupit dhe bashkëpunimit mes lojtarëve, duke përmendur edhe trajnerin Silvinho:

“Trajneri Silvinho është shumë i përkushtuar, ai e do punën dhe taktikat e futbollit. Çdo lojtar ka vendin e vet dhe secili jep maksimumin në fushë. Pika më e fortë e kombëtares është fryma e grupit dhe mënyra si bashkëpunojmë çdo ditë”, tha Aliji.

Ai riktheu edhe kujtime të paharrueshme me Kombëtaren, duke përmendur fitoren ndaj Armenisë që siguroi kualifikimin historik dhe suksesin ndaj Serbisë:

“Këto momente do të mbeten gjithmonë në histori. Fitorja me Serbinë ishte një festë e jashtëzakonshme, pas asaj me Armeninë. Janë momente që të japin motivim për të vazhduar punën me Kombëtaren”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Leo Ballhysa, lideri që shpëtoi Kukësin! Zbulohen klubet që e kërkojnë

Kukësi arriti të shpëtojë sezonin duke siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë, pas fitores 2-0 në përballjen direkte ndaj Butrinti. Një ndeshje vendimtare që i...
18:37 | 29/05/2026

Çoçlli: Final 4 “në fije të perit”, ndeshja Dinamo–Egnatia vendos fatin e titullit

I ftuar në emisionin “Kubi Sportiv” në Euronews, trajneri i futbollit Nikolin Çoçlli u shpreh se gara e “Final 4” mbetet plotësisht e hapur dhe...
18:30 | 29/05/2026

Maksuti zbulon detajet e transferimit te Akhmat Grozny: Kam garanci minutash, Rusia hap i madh në karrierë

I ftuar në emisionin Kubi Sportiv në Euronews, sulmuesi i ri shqiptar Erald Maksuti ka folur për transferimin e tij te Akhmat Grozny, duke zbuluar...
19:20 | 27/05/2026