“Kukësi bashkë me Hasin, Puka me Fushë-Arrëzin”, Artan Hoxha zbulon bashkitë që do bashkohen
Gazetari, Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli në Euronews Albania ka zbuluar detaje të reja lidhur me reformën territoriale. Sipas Hoxhës po diskutohet që të bashkohen disa bashki në një, duke marrë shembull Kukësin me Hasin dhe Pukën me Fushë-Arrëzin.
Ai theksoi se nga shpopullimi këto bashki do të bashkohen në një. Ky detaji u zbulua nga Hoxha pas diskutimeve në panel teksa deputeti demokrat, Bardh Spahia theksoi se rikthimi i nevojës për të bërë një formë të re territoriale është konfirmim i një dështim i reformës territoriale e 2014.
Hoxha gjithashtu theksoi se plani i bashkimit të disa bashkive është efekt i reformës së vitit 2014.
“Zoti Spahia, po diskutohet te reforma e re që po bëni ju. Një element që ta kesh edhe ti këtë. Po diskutohet për shembull po marr një rast. Kukësi do të bëhet me Hasin do të jetë një bashki. Puka do t bëhet me bashkë me Fushë-Arrëzin.
Dhe pse po bëhet kështu? Sepse me reformën e 2014 shpopullove Fushë Arrëzin dhe Hasin tani je i detyruar t’i bashkosh. E kupton tani, ky është efekti i reformës së 2014”, tha Hoxha.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer