Muçollari: Policia përdor skenar të përsëritur, mjeti me ujë i drejtohet qëllimisht Berishës

11 Shkurt 2026 | 22:20

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari foli për protestën e opozitës së 10 shkurtit, duke ngritur akuza për mënyrën se si, sipas tij, është vepruar nga policia gjatë tubimeve. Ai deklaroi se ka vënë re një skenar të përsëritur në menaxhimin e protestave, ku mjetet me ujë përdoren që në momentet e para për të shpërndarë turmën.

Muçollari theksoi se, sipas tij, një prej makinave me ujë është drejtuar qëllimisht drejt kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e cilësuar këtë si pjesë të një strategjie për të goditur simbolikisht opozitën dhe për të frikësuar qytetarët pjesëmarrës në protestë.

“Një nga makinat me ujë janë siguruar gjithmonë, domethënë që në fillim, edhe në protestën e kaluar, të drejtohet drejt kryetarit të opozitës dhe unë kam qenë vetë prezent, e kam parë në të dyja protestat. Duket sikur është një skenar i përgatitur për të treguar që ne e godasim edhe kryetarin e opozitës, që gëzon mbështetjen të 500–600 mijë qytetarëve. Po të ishte një qeveri normale dhe një polici e cila nuk do të merrte urdhra drejtpërdrejt nga kryeministri, mund t’i lejonin protestuesit të afroheshin edhe më afër parlamentit. Çfarë do të ndodhte aty? Nuk ka njerëz që po kryejnë detyrën në atë orë, siç ndodhte më parë. Çfarë do të ndodhte? Pse hidhen te parlamenti? Ai nuk mund të lejojë asnjë mini-fitore të protestuesve. Nëse protestuesit do të kalonin atë gardh, që nuk e kalojnë ndonjëherë, do të arrinin pak më afër, të themi, kryeministrisë, pak më afër parlamentit. Kjo për Ramën konsiderohet fitore e protestuesve dhe ka frikë se mos fryma opozitare beson që mund ta rrëzojë dhe prandaj po reagon kaq dhunshëm”, tha Muçollari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e ditës së 15 nis marshimin e përditshëm në rrugët e Tiranës

Protesta qytetare kundër qeverisë vijoi në ditën e saj të 15-të.  Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej dhe...
21:32 | 14/06/2026

Dita e 15 e protestës qyteare në Tiranë, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Qytetarë të shumtë kanë nisur të grumbullohen pasditen e kësaj të diele në Sheshin Skënderbej, duke shënuar protestën e 15-të radhazi kundër politikave qeveritare dhe...
18:36 | 14/06/2026

Rama reagon pak minuta përpara protestës: Kur faktet thonë të kundërtën, poterja bëhet argument

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një reagim të detajuar në rrjetet sociale lidhur me projektet e investimeve në Ishullin e Sazanit dhe në...
18:01 | 14/06/2026