Gjykata Kushtetuese vendos sot për pagat e gjyqtarëve
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen këtë të enjte për të marrë vendim lidhur me pagat e gjytarëve. Sipas burimeve të Euronews, vendimi pritet të njoftohet gjatë ditës, ndërsa mbledhja e paralajmëruar është parashikuar të nisë rreth orës 12:00 dhe pritet të zgjasë disa orë.
Kujtojmë që në mars të vitit 2025 Unioni i Gjyqtarëve kërkoi shfuqizimin e ndryshimeve ligjore që u bënë për pagën e tyre në vitin 2023, ku u përcaktua se rroga bazë e magjistratëve do të ishte sa 36% e pagës së Presidentit, pra 153.000 lekë. Më herët referenca mbi të cilën llogaritej rroga ishte 132,100, aq sa ishte paga e drejtorit të departamentit në Kryeministri. Pra me ndryshimin e ligjit nga qeveria rritja ishte me mbi 20 mijë lekë të reja.
Por kjo rritje u konsiderua si ulje nga ana e gjyqtarëve. Kjo për shkak se në të njëjtën kohë, qeveria rriti pagat për administratën publike. Dhe paga e drejtorit të departamentit në Kryeministri u rrit në 231 mijë lekë të reja. Pra gjyqtarët thonë se ndryshimi i referencës së pagës së tyre nga ajo e drejtorit të departamentit në Kryeministri te ajo sa 36% e pagës së Presidentit, ua ka ulur pagën dhe nëse s’do bëhej ky ndryshim ajo do të ishte 78 mijë lekë të reja më e lartë.
Për këtë arsye gjyqtarët kërkojnë nga Kushtetuesja ose rikthim në referencën e parë ose një përcaktim sa 54.3% e pagës së Presidentit plus pasqyrim të çdo rritje rrogash në tërësi.
Duke pasur parasysh formulën e llogaritjesh së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas ligjit, rritja shkon nga 1800 euro për magjistratët e shkallës së parë, deri në 3000 euro plus për Apelin e GKKO dhe SPAK.
Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave
Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit
- 22:12 “Himara është full”, Kryebashkiaku Tavo: Ka patur anulime për shkak të protestës
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
- 20:07 Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”