Bilanci i përmbytjeve në Pogradec: Vërshimet shkatërruan rrugë dhe ura
Reshjet e shumta të nëntorit të vitit të kaluar shkaktuan përmbytje në Pogradec dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturë. Situata më problematike ishte përgjatë lumit Vërdovës, ku prurjet e ujit shkatërruan muret mbajtëse dhe urat që shërbenin për kalimin e banorëve. Vërshimi i ujit dëmtoi gjithashtu një pjesë të unazës rrugore të Pogradecit, e cila bashkë me urat mbi lumë vijon të mbetet e pa rindërtuar.
Banorët shprehen shqetësimin për gjendjen e rrugëve dhe urave, duke theksuar rrezikun që paraqesin për sigurinë e tyre dhe pasojat nga reshjet e ardhshme.
Bashkia Pogradec njofton se ka dërguar dy projekte pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për lumin Vërdovës dhe Rrëmenjit. Deri në financimin e tyre, ndërhyrjet do të realizohen përmes një fondi emergjence për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të rrugës. Projekti parashikon, krahas argjinaturës, prishjen e të gjitha urave familjare që mund të krijojnë pengesa gjatë reshjeve të shumta.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet