“Sot nuk të vret më njeri me armë…”, Deputetja e PS mbron gjuhën e kolegeve në Parlament

12 Shkurt 2026 | 21:53

Deputetja e PS-së, Iris Luarasi e ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me gjuhën e përdorur gjatë seancës së sotme në Kuvend. Luarasi gjatë fjalës së saj theksoi se deputetët e rinj kanë qenë aktiv edhe në seancat e mëparshme por sot morën më shumë vëmendje.

Ajo gjithashtu theksoi se deputetet e PS-së gjithashtu replikojnë gjithë kohës me kreun e PD-së, Sali Berisha. Sipas saj në seancën e sotme, Berisha po i legjitimonte ata pasi kërkonte fjalën për replikë ndaj deputetëve.

Ndër të tjera theksoi se në kohën që jetojmë njerëzit nuk vriten me armë por me sharje dhe etiketime në rrjetet sociale. Ajo vuri theksin se këto sulme janë më të shumta kur në këto situata janë të përfshira gra dhe vajza.

“Në fakt kur thua që këta sot dolën me një formacion të ri, konstatimi është totalisht i gabuar. Po ta shohësh me vëmendje në shumë seanca parlamentare edhe zoti Bido, edhe zonja Mile, edhe zonja Zaka kanë folur, madje kanë pasur replika të drejtpërdrejta me zotin Berisha që është kryetari i opozitës.

Sot ajo që ka ndodhur është që pas çdo ë pas çdo njeriu që ngrihej dhe fliste qoftë edhe nga vendi kishim zotin Berisha që në një farë mënyre e legjitimonte sepse e kërkonte fjalën përsëri për replikë. Domethënë nuk është gabim kur ti e thua që shikojnë kryetarin e grupit se në një formacion politik ti patjetër që do veprosh me frymën e grupit dhe do shikosh kryetarin e grupit.

Konstatimi që thashë nuk është nuk është i saktë dhe janë njerëz të artikuluar që nuk duhen në një farë mënyre ë sulmuar nga media,  sepse ajo që bëjmë neve është që shohim dhe veçanërisht kur janë gra dhe vajza, ndodh direkt pjesa që në momentin që del një grua apo një vajzë, direkt fillon ajo moria e tmerrshme e rrjeteve sociale.

Sot nuk të vret më njeri me plumb edhe me armë. Sot të vrasin me sharje, me fyerje, me etiketime në rrjetet sociale”, tha ndër të tjera Luarasi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026