Engjëll Agaçi dorëhiqet nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave

13 Shkurt 2026 | 18:23

Engjëll Agaçi ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. Largimi i tij u bë publik gjatë një takimi të zhvilluar këtë të premte të kryeministrit Edi Rama me anëtarët e qeverisë.

Agaçi ishte në këtë detyrë prej 13 vitesh ndërsa në vend të tij është emëruar Elsonida Rama, e cila më parë mbante detyrën e Drejtoreshës së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë.

Ndërkohë, në funksionin e Shefes së Kabinetit të Qeverisë është emëruar Vilma Guri, e cila më herët drejtonte Departamentin e Administratës Publike (DAP).

Emrat e rinj u prezantuan në mbledhjen me ministrat, në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese pranë Këshillit të Ministrave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Seanca e fundit parlamentare, PS dhe PD me dy raporte për reformën territoriale, çfarë ndodh me hartën e re?

Të enjten, më 23 korrik, pritet të mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Burime për Euronews bëjnë me dije se në rendin...
16:50 | 19/07/2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt rikthimit në Shqipëri

Dy vite pas hyrjes në fuqi të ligjit për lojërat e fatit, qeveria ka plotësuar edhe aktet nënligjore që i hapin rrugë nisjes së procedurave...
15:39 | 19/07/2026

Ekskluzive/ Policia parandalon atentatin e radhës ndaj Preng Gjinit

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Bëhet fjalë për një atentat tjetër që nga të dhënat hetimore dhe provat e sekuestruara,...
13:30 | 19/07/2026