Kurti takim me delegacionin amerikan, diskutohet anëtarësimi në BE dhe marrëdhënia me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet njoftimit në platformën e tij X, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me delegacionin dypartiak amerikan.
Sipas njoftimit, Kurti thotë se gjatë takimit u diskutua çështja e marrëdhënies Kosovë-Serbi, si dhe angazhimi i Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian
“Ishte kënaqësi të takohesha me një delegacion dypartiak amerikan të përbërë nga senatorët Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Ruben Gallego. Diskutuam progresin e Kosovës, i cili është i dukshëm si në aspektin demokratik ashtu edhe në atë ekonomik. Gjithashtu folëm për angazhimin e qartë të Kosovës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe shprehëm mirënjohjen tonë për Shtetet e Bashkuara, një aleat i domosdoshëm. Theksova se, sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, Milan Radoicic duhet të dorëzohet për t’u përballur me drejtësinë, Marrëveshja Bazë duhet të nënshkruhet dhe letra nga Brnabiç, e cila në formë të shkruar mohon integritetin territorial të vendit tonë, duhet të tërhiqet. Këta hapa do të siguronin llogaridhënie dhe qëndrueshmëri në procesin e normalizimit të marrëdhënieve”, shkruan Kurti.
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid