VIDEO/ Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron 18-vjetorin e Pavarësisë

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
16 Shkurt 2026 | 18:05

Të martën, Kosova shënon 18-vjetorin e pavarësisë, dhe me këtë rast Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë dhe marrëdhëniet e forta mes dy vendeve.

Në një postim në rrjetet sociale, E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Annu Prattipati, përmes një mesazhi video, thekson se dy vendet qëndrojnë të bashkuara për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe prosperuese për Kosovën, duke i uruar qytetarët në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Annu Prattipati, rikujtoi se partneriteti mes dy vendeve nisi para pavarësisë, në vitin 1996, me hapjen e zyrës së parë amerikane në Prishtinë. Teksa këtë vit SHBA-ja shënon 250-vjetorin e saj, ajo theksoi se pret zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në tregti, investime dhe forcimin e lidhjeve të sigurisë, duke përkrahur një të ardhme shumetnike dhe demokratike për Kosovën.

“Ndërsa Kosova shënon 18 vjet pavarësi dhe Shtetet e Bashkuara festojnë 250 vjet pavarësi, ne qëndrojmë së bashku — ndërsa Kosova vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë”, shkruhet në postim.

Po ashtu, Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e shtetësisë, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, bëri të ditur Presidenca e Kosovës.

Në letrën e tij, Trump përgëzon Kosovën për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes dhe për mbështetjen në përpjekjet e SHBA-së për zgjidhjen e sfidave globale, përfshirë situatën në Ukrainë, Gazë dhe vende të tjera.

“Teksa marrëdhënia mes dy vendeve vazhdon të rritet, ne mirëpresim zgjerimin e partneritetit përmes bashkëpunimit tregtar dhe investimeve. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë së bashku me Kosovën për të avancuar paqen dhe stabilitetin për të mirën e përbashkët”, thuhet mes të tjerash në letër.

Që nga viti 1998, SHBA-ja ka ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën, duke mbështetur zhvillimin dhe stabilitetin e vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kaseta e “21 janarit” dërgohet për ekspertizë në SHBA

Në kuadër të hetimeve për dosjen “21 janari” , Prokuroria e Posaçme ka vendosur të dërgojë për ekspertizë të gjithë materialin e komunikimit në radio...
12:19 | 02/06/2026

Ndërron jetë Rexhep Meta, babai i Ilir Metës

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të...
12:30 | 01/06/2026

Rama: Për herë të parë mendova t’ju përulem dhe të iki në katund, ju kanë manipuluar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me situatën e krijuar në Zvërnec, duke e cilësuar revoltën si rezultat të manipulimit...
10:30 | 01/06/2026