18-vjetori i Pavarësisë, Begaj: Kosova është më e fortë! Mirënjohje për ata që sollën lirinë

17 Shkurt 2026 | 08:51

Presidenti, Bajram Begaj përmes një postimi në “Facebook” ka uruar Pavarësinë e Kosovës. Begaj thekson se në 18-vjetorin  e Pavarësisë, Kosova është më fortë me demokratike. Ai gjithashtu shton se në këtë 18-vjetor Kosova ka më shumë njohje ndërkombëtare.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për dëshmorët dhe të gjithë ata që luftuan për lirinë.

“Gëzuar Kosovë! Në këtë 18-vjetor, Kosova është më e fortë, me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare.

Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë! Mirënjohës ndaj miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, SHBA-së dhe bashkësisë perëndimore, për mbështetjen e fuqishme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Le të ecim bashkë drejt BE -së më të bashkuar se kurrë! BASHKË, JETË E MOT”, uron Begaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova është pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura Serbe,...
19:30 | 25/07/2026