Kurti kërkon gjykatë speciale për “turizmin e snajperëve” në Sarajevë, përmend Vuçiçin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar themelimin e një gjykate speciale ndërkombëtare për të hetuar dhe gjykuar krimet e njohura si “turizmi i snajperëve” gjatë rrethimit të Sarajevës në fillim të viteve ’90. Ai tha se në këtë fenomen thuhet të ketë pasur rol edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Deklaratat u bënë gjatë konferencës së dytë shkencore ndërkombëtare të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, organizuar në 18-vjetorin e Pavarësisë.
“Shtëpi të verdhë nuk ka, por ka gjithnjë e më shumë informacione dhe fakte se ka pasur ‘Sarajevo safari’, ku rol thuhet të ketë pasur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Për një shumë të hollash, nga kodrat përreth Sarajevës mund të qëlloje boshnjakë civilë me snajper në qytetin e rrethuar. Për të hetuar dhe gjykuar krimet e ‘Sarajevo safari’ do të duhej të angazhohej ndonjë gjykatë speciale ndërkombëtare,” tha Kurti, sipas raportimit të KP.
Ai shtoi se e ashtuquajtura “shtëpia e verdhë” për trafikim organesh në Shqipëri nuk ka ekzistuar kurrë dhe e cilësoi këtë si pjesë të një narrative hibride kundër UÇK-së dhe Shqipërisë. Kurti theksoi gjithashtu se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme për liri dhe mbijetesë, duke reaguar ndaj një regjimi shtypës dhe represioni sistematik ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Në të njëjtën konferencë, drejtori ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, tha se ky organizim synon të thellojë dialogun shkencor dhe të zgjerojë perspektivën mbi hulumtimet e krimeve të luftës, duke ofruar analiza të thelluara dhe qasje ndërdisiplinare për pasojat afatgjata të konfliktit.
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid