Presidentja Osmani do të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes në Uashington
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë të enjten në ceremoninë zyrtare të themelimit të Bordit të Paqes, nismës së presidentit amerikan, Donald Trump.
Pjesëmarrjen e Osmanit e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.
Vetë presidenti Trump ka bërë të ditur përmes disa postimeve në rrjete sociale se ceremonia do të zhvillohet më 19 shkurt në Institutin për Paqe të Trumpit në Uashington.
“Do të bëjmë të ditur se vendet anëtare janë zotuar për më shumë se pesë miliardë dollarë për përpjekjet për rindërtim dhe ndihmë humanitare për Gazën, dhe janë të përkushtuara për të angazhuar mijëra trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për të garantuar sigurinë dhe paqen për banorët e Gazës”, ka thënë Trump.
Nga Presidenca e Kosovës kanë konfirmuar më herët për Radion Evropa e Lirë se shtetit nuk i është kërkuar pagesa prej 1 miliard dollarësh.
Bordi i Paqes është themeluar më 22 janar në Davos të Zvicës, në prezencë të presidentit Trump. Kosova është përfaqësuar nga presidentja Osmani
Gjithashtu Bordi i Paqes ka 27 anëtarë. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka autorizuar këtë trup që të mbikëqyrë zbatimin e armëpushimit në Gazë dhe të angazhohet në aspektin e qeverisjes dhe rindërtimit.
Themelimi i Bordit është paraparë në planin 20-pikësh të Trumpit për paqe në Gaza.
Ky plan është pranuar nga Izraeli dhe Hamasi, organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë tjera, në tetor të vitit 2025, për t’iu dhënë fund luftimeve dyvjeçare.
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid