Raporti i KLSH-së, prishja e kontratave shkakton 115 milionë euro dëm në buxhetin e shtetit
115 milionë euro, kjo është kostoja që duhet të paguajë buxheti i shtetit për prishje të kontratave në mënyrë të njëanshme në 8 vitet e fundit. Kjo kosto që është një dëm i konsiderueshëm për buxhetin është vetëm për 10 vendime të formës së prerë të Gjykatës së Arbitrazhit.
Në raportin vjetor të KLSH-së konstatohet se ky borxh vjen si pasojë e mos respektimit të investitorëve, apo për shkelje të rregullave të prokurimeve publike. Sipas raportit, peshën më të madhe të 115 milionë eurove e zë çështja e Françesko Beketit, për të cilën gjykata ndërkombëtare për zgjidhjen së Mosmarrëveshjeve të Investimeve ka dënuar Shqipërinë me vlerën 110 mln euro.
Qeveria ka aplikuar për anulimin e këtij vendimi dhe Gjykata e ka pranuar aplikimin duke pezulluar përkohësisht zbatimin e tij.
Çështja vazhdon të jetë në proces e sipër dhe nëse gjyqi fitohet nga ky sipërmarrës buxhetit të shtetit do ti shkaktohet dëm ekonomik potencial i konsiderueshëm. Shifrës prej 115 milionë euro mund t’i shtohen dhe 90 milionë euro të tjera.
Kjo për shkak të projektit të përmirësimit të sistemit të kanalizimeve të Tiranës së Madhe. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka prishur kontratën në mënyrë të njëanshme me kontraktorin, që e ka çuar çështjen Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë, Londër.
Rrezik për financat publike konsiderohen ndër të tjera edhe kontratat koncesionare/PPP apo administrimin i marrëveshjeve hidrokarbure
Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë