Shtyhet seanca në GJKKO, ekspertët mjeko-ligjorë do të përcaktojnë gjendjen shëndetësore të Mario Çelës
Gjykata e Posaçme ka vendosur që të shtyjë seancën lidhur me kërkesën e vëllai i Suel Çelës, Mario Çela për zëvendësim të masës së Sigurisë për shkaqe shëndetësore.
Seanca u shty në mënyrë që disa ekspertë mjeko-ligjor të përcaktojnë gjendjen shëndetësore të Mario Çelës dhe nëse i përmbush kushtet për zëvëndësim mase.
Ai nuk është paraqitur në seancën dhe u përfaqësua nga avokati Artan Gjermeni. Mario Çela po qëndron në Spitalin e Burgjeve, pasi ka pretenduar probleme shëndetësore.
Mario Çela u arrestua disa kohë më parë në Belgjikë, në kuadër të operacionit të SPAK, i cili lëshoi asokohe 21 urdhër-arreste, mes të cilave edhe për vëllain e Suel Çelës.
GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për disa vepra penale, “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat”.
Porto Palermo, nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore
Lëkundje tërmeti në Gjirokastër, sa ishte magnituda
Sot dita e 20-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët pritet të mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:01 Porto Palermo, nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore
- 18:55 Lëkundje tërmeti në Gjirokastër, sa ishte magnituda
- 18:41 Sot dita e 20-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët pritet të mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 18:39 Evropa drejt kufizimit të rrjeteve sociale për të miturit
- 18:29 Trump-Meloni, një përplasje që shkon përtej Italisë
- 18:08 Aksident tragjik në Fier, humb jetën një 34-vjeçar me motomjet