24 vite teatër! Dervishi zbulon si nisi pasioni për regjinë: Kisha dëshirë të bëja magji në një skenë të vogël

22 Shkurt 2026 | 19:00

Regjisorja e njohur Driada Dervishi, e ftuar këtë të dielë në Euronews Albania në Interview me Mirela Milori, rrëfeu si kurrë më parë dëshirën dhe zgjedhjen e saj për regji teatri.

Gjatë rrëfimit të saj, Dervishi tregoi se e ka nisur këtë rrugëtim në vitin 2002 me veprën e parë “Babai” dhe këtë vit shënon 24 vite në këtë fushë. Gjithashtu, ajo theksoi se dëshira për të nisur në këtë fushë ka lindur vetvetiu, dhe, siç e tregon ajo, ishte dëshira e saj për të ndarë me njerëzit ato që lexonte, por edhe për të bërë “magji” në një skenë të vogël, siç është ajo e teatrit.

“Më ka ardhur në mënyrë instiktive. Thoja që vetvetiu, duke u rritur mes librave, në një familje që e ka dashur shumë letërsinë dhe vazhdon ta dojë, dëshira për ta ndarë atë që ti lexon për ta kthyer në diçka që komunikon me 10 lexues, me 100, me 300 është vetvetiu. Dëshira për të komunikuar, edhe teatri është pikërisht ky podium që ta ofron këtë magji të bukur, që ti mund të komunikosh me shumë njerëz, të ndash shqetësimet, mendimet etj. Mendoj se ka qenë përveç dëshirës për të ndarë, edhe për të bërë magji pa dashje në një skenë të vogël. Dhe ajo magji që vjen pas hapjes së skenës është shumë intriguese, është shumë tunduese, çfarë ndodh, cili është mekanizmi që i bën njerëzit që gjatë këtyre shekujve teatri ka qenë një bashkëudhëtar i njerëzimit, çfarë i bën akoma njerëzit të shkojnë në teatër edhe pse ka pasur momente që është menduar se teatri do të vdesë. Ndërkohë ai vazhdon, gjeneron në forma të reja, por është e njëjta skenë, është po ai publiku. Kjo lloj magjie është ndoshta një qasje për të kuptuar dhe për të komunikuar me shoqërinë. Unë qaj, por jo gjatë kohës së shfaqjes. Më ka ndodhur në shfaqe të caktuara, ka momente të caktuara ku ndiej që emocionohem. Ky është momenti kur sheh aktorin që nuk ka bërë diçka asnjëherë në prova, ose nga nata në natë arrin t’i japë një ngjyrë tjetër”, u shpreh Dervishi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit

Historiania Valentina Duka e ftuar në “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania, bëri një analizë të figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe mënyrës se...
19:23 | 31/05/2026

Opera e parë e shqiptare në Maqedoninë e Veriut, regjisori: Me “Skëndërbeun” donim të tregonim që ne vlejmë

I ftuar këtë të diel në emisionin Interview me Mirela Milori, regjisori Qëndrim Rijani, regjisor i Teatrit Kombëtar Shqiptar, ka folur për një nga projektet...
18:38 | 24/05/2026

Malaj tregon si e njohu Edi Ramën: Është viktimë e përbindshave të vetë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, në qeverinë socialiste kur kryeministër ishte Fatos Nano, ka folur për Mirela Milori në një intervistë në Euronews Albania lidhur...
19:57 | 17/05/2026