SPAK kërkon imunitetin e Ballukut, zbardhen debatet në Këshillin e Mandateve

23 Shkurt 2026 | 14:30

Këshilli i Mandateve është mbledhur sot për trajtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Balluku përfaqësohet nga dy avokatet e saj, Pamela Qirko, e motra e saj, dhe Ardian Kalia. Nga ana e SPAK, pjesëmarrës ishin kreu i strukturës së posaçme, Klodian Braho, dhe prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Avokati i Ballukut deklaroi se Prokuroria ka detyrimin të provojë kushtet që po tenton të largohet kur kërkon zëvendësimin.

Ai theksoi se Balluku ka zbatuar masën, nuk është paraqitur në detyrë dhe ka dorëzuar menjëherë çdo dokument personal.

Ndërkohë, përfaqësuesit e opozitës kanë dalë me një qëndrim përfundimtar lidhur me kërkesën e SPAK duke rekomanduar “dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit”. 

“Deputetët në seancë plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojnë pro, për miratimin e kërkesës nr. 43019Prot., datë 16.12.2025 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vendosur: “Dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, për znj. Belinda BALLUKU”, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ku ajo është marrë si e pandehur dhe person nën hetim, për shkak se dyshohet se ka kryer, në mënyrë të përsëritur, veprën penale: “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal”, thuhet në qëndrimin e 5 anëtarëve të opozitës në Këshillin e Imunitetit.

Anëtarët e Këshillit të Mandateve u mblodhën sot, për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO-së që shkarkoi Ballukun nga funksionet publike. Më 6 shkurt, trupa prej 8 anëtarësh e Kushtetueses votoi 4 me 4, duke lënë në fuqi pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Balluku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat kundër investimit prej 4 miliardë dollarësh në Zvërnec, duke i lidhur ato jo vetëm me pakënaqësi të brendshme, por...
15:07 | 24/06/2026

Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Sipas...
13:29 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026