Futbollistët shqiptarë shkëlqejnë jashtë vendit, Uzuni rikthehet te goli
Fundjava që lamë pas solli paraqitje shumë pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen jashtë vendit, me disa prej tyre që u bënë protagonistë direkt në rezultatet e skuadrave respektive falë golave dhe asisteve.
Në MLS, Myrto Uzuni e nisi sezonin me gol me Austin FC, duke shënuar në minutën e 76-të në sfidën ndaj Minnesota United dhe duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin e përkohshëm 2-1.
Gol realizoi edhe Anis Mehmeti, i cili gjeti rrjetën për herë të parë me fanellën e Ipswich. Sulmuesi shënoi në minutën e 20-të në transfertë ndaj Wrexham.
Në Belgjikë, Arbnor Muja vulosi fitoren 4-1 të St. Truiden në transfertë ndaj Dender, me një gol në minutën e 87-të pas një goditjeje nga distanca.
Kontribut me asiste dhanë disa kuqezinj të tjerë. Kristjan Asllani shërbeu për golin e dytë në suksesin 4-0 ndaj Goztepe. Qazim Laçi asistoi në golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj Kocaelispor, ndërsa Nedim Bajrami dha asist për golin e parë të Rangers në barazimin 2-2 ndaj Livingston.
Formën e mirë po e konfirmon edhe Ernest Muçi, i cili regjistroi një tjetër asist, këtë herë në golin e parë në fitoren 2-1 në transfertë ndaj Gaziantep.
Titullarë me ekipet e tyre këtë javë ishin edhe Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Arlind Ajeti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Arbër Hoxha, Jasir Asani, Taulant Seferi dhe Rey Manaj, ndërsa nga stoli u aktivizuan Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli dhe Adrion Pajaziti.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 11:19 Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
- 10:20 Qarkullonte me armë zjarri në automjet, Policia arreston 31-vjeçarin nga Lezha në Rinas