Vengu: Numri i oficerëve për misionin në Gaza ende në diskutim
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, foli në lidhje me dakordësinë e Shqipërisë për të marrë pjesë në fazën e parë të misionit për Gazën, duke kontribuar me oficerë në shtabin që do të krijohet posaçërisht për këtë operacion. Ai tha se detajet mbi numrin e pjesëmarrësve janë ende duke u diskutuar në koordinim me aleatët dhe vendimi përfundimtar do të merret pas bisedimeve të shtabeve përkatëse.
“Shqipëria ka shprehur dakordësinë, kemi deklaruar pjesëmarrjen në fazën e parë në shtabin për Gazën dhe jemi duke punuar me aleatët tanë; nuk kemi përcaktuar ende numrin e pjesëmarrësve. Jemi në bashkëpunim me aleatët. Hartat që kanë qarkulluar nuk përbëjnë informacion zyrtar. Por ne po presim bisedimet me aleatët dhe jemi në bisedime sesi do kontribuohet. Do jenë bisedimet e shtabeve që do bisedojnë në vazhdimësi. Forcat tona operojnë nën ombrellën e një aleati më të madh”, tha Vengu.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, konfirmoi se vendi ka deklaruar pjesëmarrjen në fazën fillestare dhe po vijojnë konsultimet për përcaktimin e nivelit të plotë të kontributit, ndërsa planifikimi i dislokimit do të bëhet në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.
Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
“Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 14:07 Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
- 13:50 Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit