Champions League, Juventus kërkon përmbysjen historike ndaj Galatasarayt
Të gjithë sytë janë sot drejt Torinos, ku Juventus do të përballet me Galatasarayn në ndeshjen e kthimit të Play-Off-it të Champions League. Torinezët kanë humbur 5-2 në ndeshjen e parë në Turqi dhe tani i duhet një përmbysje spektakolare për të siguruar kalimin në fazën tjetër.
Humbja e thellë e ndeshjes së parë rëndon mbi çdo aspekt, sidomos atë psikologjik, duke kërkuar mentalitet të fortë dhe lojtarë të gatshëm të japin maksimumin. Megjithatë, Champions League ka treguar se surprizat janë gjithmonë të mundshme, dhe Juventusit i mbetet shpresa që të shfrytëzojë avantazhin e fushës dhe përkrahjen e tifozëve.
Trajneri Luciano Spalletti do të ketë pesë mungesa për këtë sfidë, duke e bërë detyrën edhe më të vështirë. Në krah të Juventusit qëndron fakti se luan në shtëpi dhe cilësohet favorit për të fituar, por për të kaluar më tej do të duhet një performancë e jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, Galatasaray vjen i qetë, pasi një humbje me diferencë dy golash do t’i mjaftonte për t’u kualifikuar, por në një ndeshje të tillë gjithçka mund të ndodhë.
Në të njëjtën mbrëmje mbyllet faza e Play-Off-it të Champions League, me sfidat Real Madrid-Benfica, PSG-Monaco dhe Atalanta-Dortmund.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West