7 ndryshimet në qeveri, reagon Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi përmes një videomesazhi lidhur me ndryshimet e fundit në qeveri të kryeministrit, Edi Rama. Berisha e cilësuar atë si një përpjekje për të shpëtuar veten.
Berisha u bëri thirrje qytetarëve dhe opozitës të vazhdojnë protestat, duke theksuar se qëllimi i tyre është largimi i Ramës nga pushteti.
Ai ndër të tjera kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, duke e bërë përgjegjës për krizën që po përjeton vendi.
“Lëvizja e fundit e Edi Ramës është një lëvizje me të cilën kërkon të shpëtojë lëkurën e tij. Por është një lëvizje, e cila fton qytetarët shqiptarë, opozitën shqiptare të vazhdojë fuqishëm protestat, pasi kryengritja paqësore e shqiptarëve synon, ka si qëllim kryesor madhor shpëtimim e Shqipërisë nga Edi Rama dhe jo-kukullat e tij.
Me lëvizjen e tij, ai përpiqet të mashtrojë njerëzit, në një kohë kur ai vet është kreu i organizatës kriminale që drejton. Ndaj dhe, i kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme, përndryshe do përballet me opozitën dhe mbarë popullin shqiptar.
Edi Rama, nuk ka më pranverë për qeverinë tënde dhe për ty. Je shkaku i të gjitha problemeve të mëdha me të cilat përballet sot shqiptarët. Je mater matrix e kësaj të keqe të madhe që ka kapluar qënien, shpirtin, trupin e Shqipërisë”, tha ai.
Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona
Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)
Banorët shembin rrethimin në Kakome (VIDEO)
- 19:13 Protesta qytetare në Tiranë, tubimi i 22-të para Kryeministrisë pritet në orën 19:00
- 18:39 Rama nxjerr video e influencerave: Ne kemi Shqipërinë 2030 në BE të shqiptarëve të punës
- 18:22 Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori
- 18:00 Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort
- 17:21 Spiropali i përgjigjet Ramës: Do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë
- 17:04 Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort