Ambasada shqiptare në Katar: Shmangni lëvizjet dhe ndiqni udhëzimet në rast shpërthimesh

1 Mars 2026 | 16:44

Ambasadori shqiptar në Katar, Ermal Kaleci përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me situatën në Lindjen e Mesme. Kaleci thekson se ambasada shqiptare në Katar po monitoron situatën në rajon si edhe në Katar.

Ambasadori këshillon qytetarët shqiptarë në Katar të qëndrojnë brenda banesave dhe rezidencave dhe në rast shpërthimesh të marrin masat e nevojshme duke ndjekur udhëzimet dhe protokollet e publikuara nga autoritetet lokale. Kaleci gjithashtu ka shpërndarë edhe kontakte për të komunikuar në raste emergjence.

“Të dashur bashkatdhetarë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Katar po monitoron nga afër zhvillimet mbi situatën e sigurisë rajonale në tërësi, dhe në veçanti në Katar, në koordinim të ngushtë me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, autoritetet e Katarit si dhe Përfaqësitë Diplomatike rezidente në Doha.

Aktualisht, kushtet e nevojshme të sigurisë nuk janë të favorshme për të rifilluar aktivitetet normale të përditshme. Për rrjedhojë, ju këshillojmë të qëndroni brenda banesave dhe rezidencave tuaja, në rast shpërthimesh të mëtejshme, si dhe të merrni masat e nevojshme paraprake në këtë situatë, duke shmangur lëvizjet e panevojshme, ndjekur udhëzimet dhe protokollet e publikuara nga autoritetet lokale.

Ambasada bën thirrje për qetësi, kujdes të shtuar, vigjilencë dhe durim për tejkalimin e kësaj situate të vështirë.  Aktualisht hapësira ajrore e Shtetit të Katarit vijon që të jetë e mbyllur, deri në njoftim të dytë.

Me qëllim shmangien e informacioneve të pasakta, Ambasada ripërsërit rëndësinë e ndjekjes së informacioneve përmes mediave të besueshme vendase si dhe atyre ndërkombëtare.

Gjithashtu inkurajohet zbatimi me përpikmëri i udhëzimeve të lëshuara nga autoritetet e Katarit në kohë reale, adresuar në aparatet tuaj celularë.

Së bashku do të qëndrojmë në kontakt të vazhdueshëm përmes emailit dhe kanaleve të mediave sociale të Ambasadës në Facebook, X dhe Instagram si dhe grupit në ëhats app: Komuniteti Shqiptar Doha.

‼Në rast emergjence, linjat telefonike të Ambasadës, si vijon, janë në dispozicion 24/7:  +974 77180778 dhe +974 30079922”, thuhet në postim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026