Paketa anti-KÇK, Lamallari: I pashpjegueshëm reagimi për bllokimin e pasurive të kriminelëve
Akti Normativ pritet të kalojë për miratim sot në Parlament, pavarësisht se 24 organizata të shoqërisë civile pretendojnë për shkelje të të drejtave të njeriut. Zv. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari e konsideron të çuditshëm faktin se ka kaq shumë reagim për një ligj që synon goditjen e krimit të organizuar.
“Kur flitet për pjesën e luftës kundër krimit të organizuar dhe pasurive të paligjshme në këtë vend, është e çuditshme dhe e pashpjegueshme pse duhet të ketë kaq shumë reagim, kur në fakt ata të cilët cenohen nga kjo nisë janë ata që kanë vendosur pasuri duke shkelur ligjet e këtij vendi”, u shpreh z. Lamallari në një intervistë për Euronews Albania.
Zv. Ministri i Brendshëm ka nënvizuar më tej se, ligji nuk është në shkelje të të drejtave të njeriut, pasi ajo që kërkohet është deklarimi i burimit të të ardhurave nga e cila është siguruar pasuria.
Z. Lamallari theksoi se paketa anti-KÇK ishte e domosdoshme në një kohë kur prokurorët dhe gjykatësit që rrezikojnë largimin nga sistemi i drejtësisë gjatë vetingut, por përpiqen të përfitojnë nga kjo situatë.
Ai shtoi se, parë në këtë kontekst kjo reformë ishte urgjente për të parandaluar këtë fenomen dhe nga ana tjetër po bllokohen pasuritë e krimit, me të cilat blihen gjyqtarët dhe prokurorët.
Duke folur me shifra për arritjet e deritanishme, z. Lamallari tha se, janë mbi 85 praktika që janë plotësuara dhe që janë dërguar në SPAK. Janë shumë subjekte, mbi 40 që kanë marrë formularin, 37 e kanë plotësuar.
Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë