Në kërkim nga Interpol për trafik droge, babë e bir iu sekuestrohen pasuritë
Prokuroria e Tiranës ka u sekuestruan pasuritë e dy personave, babë e bir. Sipas njoftimit personi i identifikuar me inicialet Sh. K ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ‘Trafikim të narkotikëve’ në Gjermani.
Pasuritë e tyre u sekuestruan pasi nuk justifikonin të ardhurat. Këto pasuri dyshohet se janë fituar si rezultat i përfshirjes së djalit në aktivitetin e prodhim dhe shitje narkotikësh. Mes pasurive të sekuestrua janë disa apartamente dhe një garazh.
“Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit Sh.K., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ‘Trafikim të narkotikëve’ në Gjermani nga viti 2022 dhe babait të tij, I.K., pasi nuk justifikohen nga të ardhura apo fitimeve nga veprimtari të ligjshme.
Nga hetimet në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Eekonomik, në Drejtorinë e Policisë Tiranë, mbi procedimin pasuror nr.01, regjistruar më 18.02.2026 dhe pas një analize të specializuar financiare, rezultoi se ky shtetas dhe personi i lidhur me të nuk kanë mundësi financiare për të siguruar pasuritë e regjistruara.
Në këto rrethana, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vlerësoi se duhet që të procedohet me vendosjen e masave kufizuese ndaj pasurive të paluajtshme që kanë rezultuar deri në këtë moment të hetimit, pasi dyshohet se janë fituar si rezultat i përfshirjes së shtetasit Sh.K. në aktivitetin e prodhim dhe shitje narkotikësh. Prokuroria kërkoi dhe gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive të Sh.K. dhe personit të lidhur me të, babait të tij, I.K., si më poshtë:
1- Pasuria e paluajtshme njësia nr.16, në Zonën Kadastrale 8518, Plazh Durrës, me sipërfaqe 191.00 metra katrorë, e përfituar nga shtetasi I.K;
2 – Pasuria e përfituar me kontratën për kalim të drejtash datë 31.08.2017, me perfitues shtetasin Sh.K.;
a). apartament nr.36, tipi 1+1, sipërfaqe neto 56.69 m², me sipërfaqe të përbashkët 8.44 m², dhe sipërfaqe totale 65.13 m² seksioni nr.3, kati i tretë banimi, (i katërt mbi tokë) i përbërë nga një dhomë e një kuzhinë dhe ambjente të tjera përdorimi të përbashkët;
b) Pasuria apartamenti nr.39, tipi 1+1, sipërfaqe neto 56.69 m² me sipërfaqe të përbashkët 8.44 m², dhe sipërfaqe totale 65.13 m² seksioni nr.3, kati i katërt banimi, (i pesti mbi tokë) i përbërë nga një dhomë e një kuzhinë dhe ambjente të tjera përdorimi të përbashkët;
c) Pasuria garazh me nr.28; si dhe
3- Pasuria e përfituar nga shtetasi Sh.K, me anë të kontratës së porosisë me nr.1265, apartament me sipërfaqe ndërtimi në total 104.8m², ambiente të përbashkëta 10.5m², në rrugën “Don Bosko” Tiranë”, njofton Prokuroria.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta