Finalizohen dy operacione brenda 24 orëve, kapen 5 persona për vjedhje, 3 në kërkim

2 Mars 2026 | 16:38

Policia e Tiranës ka finalizuar brenda 24 orëve dy operacione policore për zbardhjen e një vjedhjeje dhe një tentative vjedhjeje në territoret e Komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 5.

Si rezultat i operacioneve, u lokalizuan dhe u vunë në pranga 5 shtetas, ndërsa 3 të tjerë u shpallën në kërkim. Gjithashtu, u sekuestruan sendet e vjedhura, si dhe një automjet në të cilin u gjetën materialet e dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Komisariati i Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit me iniciale K. B., 26 vjeç dhe S. B., 27 vjeç (vëllezër), pasi në automjetin e tyre u gjetën dhe u sekuestruan, sende të ndryshme të vjedhura në një lokal në Rrugën e Kavajës.

Nga hetimet, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit C. D., S. A. dhe B. K., të dyshuar si autorë të vjedhjes.

Edhe Komisariati i Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit me iniciale A. V., 23 vjeç, E. K., 19 vjeç dhe F. H., 19 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin në një dyqan në pronësi të shtetasit F. L.

Policia bën me dije se vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026