Zbulohet çfarë kishte brenda çanta që alarmoi Policinë e Tiranës

2 Mars 2026 | 20:04

Policia e Tiranës njoftoi zyrtarisht se çanta që alarmoi strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë këtë të hënë në mbrëmje nuk përbënte rrezikshmëri.

Pas kontrollit dhe hapjes së saj, u konstatua se brenda ndodheshin vegla ndërtimi. Sipas pamjeve filmike, rezultoi se çanta ishte haruar nga disa punonjës ndërtimi, dhe nuk përbënte asnjë kërcënim për qytetarët.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, Salla Operative mori njoftim se në rrugën “Bardhok Biba”, në trotuar, ndodhej një çantë e dyshimtë. Policia rrethoi zonën dhe njoftoi forcat xheniere për verifikim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026