Konflikti në Lindjen e Mesme, Rama komunikon me ambasadorët shqiptarë në vendet e prekura
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim online me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e prekura nga konflikti në Lindjen e Mesme për të gjithë angazhimin e rrjetit diplomatik shqiptar për garantimin e sigurisë së shtetasve shqiptarë, komunikimit të vazhdueshëm me bashkatdhetarët shqiptarë që gjenden në këto vende për menaxhimin e kërkesave dhe nevojave të tyre.
Përgjatë komunikimit mes ambasadorëve, Ferit Hoxha i cili aktualisht shërben si ambasador i Shqipërisë në BE, dhe që pak ditë më parë u emërua ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, deklaroi:
“E mira është që të mbajmë kontakte, t’i kemi të gjithë të regjistruar, të kenë mundësinë të kontaktojnë me ambasadën çdo orë sepse ne jemi ata që do t’i ndihmojmë ata dhe shërbimi publik shqiptar është jo vetëm në krye të detyrës por është absolutisht në më të mirën e vetes, në çdo moment kur është e nevojshme për të ndihmuar shtetasit tanë”.
I Ngarkuari me Punë i Shqipërisë në Katar, ambasadori Ermal Kaleci, në një lidhje live për Euronews Albania, tha se gjatë sulmeve të fundit që Irani ka kryer ndaj Katarit ka 16 shtetas të plagosur, por mes tyre nuk ka asnjë shqiptar.
Gjithashtu, ambasadori theksoi se në Katar jetojnë rreth 200 shqiptarë, të cilëve u bëri thirrje të ndjekin çdo njoftim të publikuar nga ambasada dhe të mos dalin nga shtëpitë e tyre, përveç rasteve urgjente.
“Sot është dita e tretë e sulmeve të Iranit kundër Katarit. Edhe sot u zgjuam me sirena alarmi, por aktualisht situata është e qetë dhe u themi të gjithë shtetasve që janë në Katar të ruajnë qetësinë.
Në Katar janë rreth 200 shtetas shqiptarë. Ne kemi të dhënat e tyre dhe dimë edhe se ku punojnë. Në këtë situatë kemi edhe dy familje që kanë mbetur si turistë dhe aktualisht nuk ka mundur të kthehet në vendin e origjinës. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta”, tha ai.
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij