Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin e plotë për pezullimin e Belinda Ballukut

3 Mars 2026 | 11:44

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka zbardhur vendimin përfundimtar në lidhje me çështjen e pezullimit nga detyra të ish-zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga SPAK.

Vendimi, u mor pas shqyrtimit të një mosmarrëveshjeje kompetence midis pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor. Konflikti nisi kur Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Ballukun.

Kryeministri i kërkoi Kushtetueses shfuqizimin e pezullimit, duke argumentuar se:

  1. Pezullimi cenon parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat ekskluzive të Kryeministrit dhe Presidentit për emërimin dhe shkarkimin e ministrave.
  2. Pezullimi shkel imunitetin e garantuar për anëtarët e Këshillit të Ministrave, të ngjashëm me imunitetin e deputetit, i cili nuk mund të pezullohet pa autorizimin e Kuvendit.

Qëndrimet e institucioneve të tjera

  1. Kuvendi mbështeti kërkesën e Kryeministrit, duke argumentuar se pezullimi krijon vakum institucional.
  2. SPAK kundërshtoi, duke theksuar se masa është procedurale dhe nuk prek funksionimin e ministrisë.
  3. Presidenti la vendimin në dorë të Kushtetueses për interpretimin e masës në raport me ndarjen e pushteteve.

Gjykata Kushtetuese u nda në dy qëndrime të barabarta (4 me 4):

  1. Një grup gjyqtarësh kërkonte që pezullimi të kushtëzohej me autorizim paraprak të Kuvendit, për të balancuar ndjekjen penale dhe funksionimin e ekzekutivit.
  2. Tjetri argumentonte se imuniteti nuk përfshin pezullimin, që prek individin dhe jo institucionin, ndaj nuk kërkohet autorizim nga Kuvendi.

Në mungesë të shumicës prej 5 votash, Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e Kryeministrit dhe hoqi masën e pezullimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që kishin qenë të përkohshme gjatë shqyrtimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Marta Kos foli qartë”, Rama: Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në rrjetin social facebook se Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ që lidhet me Sazanin...
09:57 | 16/06/2026

“Neomalsorja e ka fikur telefonin”, Bido flet për largimin e deputetes së PS nga grupi

Deputeti i PS-së në zonën e Vlorës, Ardit Bido i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur...
22:28 | 15/06/2026

Protesta në Rinas, deputeti i PS: Kush i orientoi atje ka bërë një akt antikombëtar

Ardit Bido, deputeti i PS-së në zonën e Vlorës, ka folur këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin lidhur me situatën e protestës qytetare....
21:35 | 15/06/2026