Ministrja Ibrahimaj në Berlin, nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi këtë të martë një vizitë zyrtare në Berlin ku nënshkroi Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit (DPQ) me Kryetaren e Bashkisë dhe Senatore për Çështjet Ekonomike, Energjinë dhe Ndërmarrjet Publike të Berlinit, Franziska Giffey.
Mësohet se deklarata vendos një kuadër të strukturuar bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit të Republikës së Shqipërisë dhe Departamentit të Senatit të Berlinit, me fokus forcimin e ekosistemeve të inovacionit dhe sipërmarrjes, mbështetjen e startup-eve dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve.
“Nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët të Qëllimit përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Berlinit, si dhe në përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në hapësirën europiane të inovacionit dhe kërkimit shkencor”, u shpreh Ministrja Ibrahimaj.
Sipas saj, tre jane shtyllat kryesore ku do të mbështetet bashkëpunimi:
1. Ndërtimi i kapaciteteve për inovacionin dhe sipërmarrjen.
Shkëmbim eksperiencash mbi politikat për startup-et, instrumentet financiare, krijimin e qendrave të inovacionit dhe mbështetjen e sipërmarrjes së të rinjve dhe grave.
2. Ndërlidhja e bizneseve dhe ekosistemeve.
Organizim i vizitave të strukturuara B2B dhe B2I, pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare dhe krijim i urave të bashkëpunimit mes startup-eve shqiptare dhe ekosistemit të Berlinit.
3. Mbështetje për procesin e integrimit europian.
Zhvillim i projekteve të përbashkëta dhe aplikime për financime në programet e Bashkimit Europian, përfshirë Horizon Europe, Digital Europe Programme dhe instrumentet e European Institute of Innovation and Technology.
Sipas saj, ky bashkëpunim do të zhvillohet në kuadër të iniciativës Ecosystem Connectors Berlin- Sarajevo-Tirana dhe synon pozicionimin e Tiranës si një qendër rajonale në zhvillim për inovacionin dhe teknologjinë.


Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore
40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve
Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
- 10:06 Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online
- 09:44 Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së