Medalja e argjendit nga Lojërat Olimpike të vitit 1896 shitet për shifra rekord në ankand

3 Mars 2026 | 20:00

Një medalje argjendi nga Lojërat e para moderne Olimpike, të mbajtura në Athinë në vitin 1896, u shit për gati katër herë më shumë se çmimi i saj i parashikuar, duke thyer një rekord në një ankand të mbajtur të dielën.

Medalja e argjendtë e konsideruar si një nga objektet më të rëndësishme në historinë olimpike, u shit për 141,658.67 dollarë në një ankand të mbajtur nga Bruun Rasmussen Arts Auctioneers.

Çmimi i vlerësuar varionte nga 31,480 deri 47,220 dollarë por medalja i tejkaloi shumë pritjet, pasi vepra u sigurua me një çmim të paktën katër herë më të lartë se sa pritej.

E gdhendur nga artisti francez Jules-Clement Chaplain, medalja paraqet Zeusin duke mbajtur një glob në majë të së cilës ndodhet Nike, Perëndesha e Fitores, duke tundur një degë ulliri. Ana e pasme tregon Akropolin dhe Partenonin me një mbishkrim grek që përkthehet si Lojërat Olimpike Ndërkombëtare – Athinë 1896.

Lojërat historike të vitit 1896 paraqitën 241 atletë nga 14 vende, përfshirë Danimarkën. Ndërsa shtëpia e ankandeve deklaroi se Viggo Jensen u bë kampioni i parë olimpik i vendit në peshëngritje, ata nuk mund të konfirmonin nëse medalja u dha posaçërisht për këtë arritje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Tetë vjet pas hyrjes në fuqi të standardeve për kontrollin e ndotjes së ajrit sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë, emetimet e ndotjes në Kosovë,...
12:32 | 23/06/2026

Makina përplaset me turmën në Londër, 6 të plagosur. Shoferi në kërkim (VIDEO)

Policia Metropolitane ka nisur një kërkim për një shofer i cili u përplas me një turmë njerëzish në Londrën lindore dhe plagosi gjashtë persona përpara se të largohej nga...
12:00 | 23/06/2026

Artistë të rinj shqiptarë mes arbëreshëve të Italisë për të rilidhur fillin e kujtesës

Nga 6 korriku deri më 3 gusht 2026, fshati i Spezzano Albanese (Spixana) do të bëhet skena e një rikthimi në origjinë që tejkalon kufijtë...
10:25 | 23/06/2026