Shembja e tokës në fushën e golfit, zbulohet bodrumi i verës në Mançester! Ishte i mbyllur për 120 vite

4 Mars 2026 | 11:04

Një bodrum vere i braktisur, që besohet se ka qenë i mbyllur për rreth 120 vjet, është zbuluar pas fundosjes së tokës në një fushë golfi në Mançester të Anglisë.

Bodrumi me tulla ishte i mbushur me dhjetëra shishe të lashta vere. Vendi u zbulua nga stafi në Klubin e Golfit Davyhulme Park në Trafford. Bodrumi besohet se lidhet me rezidencën që dikur ndodhej në pronë, e cila u shemb në vitin 1888.

Martyn Hamer, një nga menaxherët e klubit theksoi se përdorën një ekskavator për të gërmuar në zone pasi u zbulua struktura me tulla. Pastaj ai hyri brenda me një elektrik dore dhe vuri re shishet.

Për klubin, zbulimi nuk është vetëm një ngjarje e çuditshme, por edhe një mundësi për të nxjerrë në pah të kaluarën e vendit.

Hamer tha se klubi e dinte se kishte bodrume në atë vend, por nuk e dinte kurrë saktësisht se ku ndodheshin ato. Ai vlerëson se bodrumi përmbante rreth njëqind shishe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Tetë vjet pas hyrjes në fuqi të standardeve për kontrollin e ndotjes së ajrit sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë, emetimet e ndotjes në Kosovë,...
12:32 | 23/06/2026

Makina përplaset me turmën në Londër, 6 të plagosur. Shoferi në kërkim (VIDEO)

Policia Metropolitane ka nisur një kërkim për një shofer i cili u përplas me një turmë njerëzish në Londrën lindore dhe plagosi gjashtë persona përpara se të largohej nga...
12:00 | 23/06/2026

Artistë të rinj shqiptarë mes arbëreshëve të Italisë për të rilidhur fillin e kujtesës

Nga 6 korriku deri më 3 gusht 2026, fshati i Spezzano Albanese (Spixana) do të bëhet skena e një rikthimi në origjinë që tejkalon kufijtë...
10:25 | 23/06/2026