Nagavci: Vjosa Osmani refuzoi propozimin për të kandiduar për një mandat të dytë

4 Mars 2026 | 20:01

Shefja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njoftuar në një konferencë për media se perveç propozimit për Glauk Konjufcën për postin e presidentit, pas dështimit për të arritur një kandidat konsensual, LVV i ka ofruar edhe presidentes aktuale, Vjosa Osmani, tridhjetë nënshkrime për kandidaturën e saj për mandatin e dytë, por ajo ka refuzuar ofertën për shkak të mungesës së mbështetjes nga partitë e tjera.

“Ka pasur interesim për kandidimin e presidentes edhe një mandat. I kemi ofruar Vjosa Osmanit nënshkrimet për kandidaturën e saj, deri tani asnjë subjekt tjetër nuk e ka bërë një gjë të tillë. Osmani s’ka pranuar këtë ofertë,” tha Nagavci, duke shtuar se LVV është e gatshme të ofrojë nënshkrime edhe për partitë e tjera për të mundësuar paraqitjen e kandidatëve potencialë.

Ajo sqaroi se Lëvizja Vetëvendosje mund të ndajë, p.sh., 10 nënshkrime për një kandidat të Partia Demokratike e Kosovës dhe 20 për një kandidat tjetër, për të shmangur përsëritjen e situatës së vitit 2025, kur u detyruan të zhvillojnë zgjedhje të përsëritura dhe të kushtueshme.

Nagavci theksoi gjithashtu se oferta për nënshkrime ka për qëllim të mundësojë zgjedhje të shpejta dhe të efektshme të presidentit, duke marrë parasysh afatin e shkurtër dhe dinamikat aktuale të procesit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova është pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura Serbe,...
19:30 | 25/07/2026