Procesi Leonard Dukës, dëshmon Klevin Halili: S’di gjë për lidhje sentimentale mes tij dhe Trejsi Sejdinit

5 Mars 2026 | 12:36

Në gjykatë kwtw tw enjte po vazhdon shqyrtimi i çështjes ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit. Një nga dëshmitarët kryesorë, Klevin Halili, ka dhënë detaje mbi marrëdhëniet e tij me Trejsi Sejdinin dhe qëndrimin e tyre në Shtetet e Bashkuara në vitin 2020.

Halili ka deklaruar se nuk ka njohje personale me Leonard Dukën dhe nuk ka dëgjuar asnjëherë për të:

“Nuk kam dëgjuar asnjëherë për Leonard Dukën,” tha ai.

 Për Trejsi Sejdinin, ai tha:

“Trejsi Sejdinin e njoh, e kam shoqe dhe më lidh bashkëpunimi. Kemi shoqëri dhe kemi bërë pushime jashtë shtetit.”

Ai tregoi se në janar 2020 kishte udhëtuar në New York me Trejsin për një vizitë njëmuajshe, por u ngecën për shkak të Covid-it. Halili shpjegoi:

“Trejsi u detyrua të merrte një shtëpi me qira atje, ndërsa unë kam jetuar te motra ime. Jo, nuk jam në dijeni se me çfarë të ardhurash ka jetuar Trejsi.”

Dëshmitari tha se qëndrimi i tyre në SHBA ishte përfshirë edhe në projekte fotografike:

“Ajo ka qëndruar me mua, kemi bërë sete fotografike. Kemi qëndruar në shtëpi, kemi bërë jetesë, asgjë më shumë. Na ka lidhur shoqëria e ngushtë dhe puna.”

Ai pohoi se nuk kishte dijeni për lidhje sentimentale të Trejsit gjatë asaj periudhe:

“Nuk kam pasur dijeni për lidhje sentimentale që ka patur Trejsi në atë periudhë. Nuk kam dëgjuar të flas për Leonard Dukën. E kam marrë vesh nga mediat.”

Halili tha se nuk kishte pyetur Trejsin për burimin e parave dhe nuk e kishte interesuar:

“Trejsi Sejdini ka pasur gjërat e veta, tërhiqte lekë në Amerikë nga pikat e transfertave. Lekët vinin nga Shqipëria. Në 4-5 raste kam tërhequr lekë për Trejsi Sejdinin. Ti paraqitesh me një kod, merr dërgesën dhe nuk më ka interesuar se kush i ka nisur.”

Ai pohoi se kishte mësuar nga mediat për lidhjen e Trejsit me Leonard Dukën dhe se nuk e kishte takuar kurrë Dukën personalisht:

 “Leonard Dukën nuk e kam takuar ndonjëherë. Ai e ka suportuar disa herë ekonomikisht Trejsin kur ngeci në Amerikë. Nuk më kujtohet me sa para e ka ndihmuar.”

Halili përshkroi planifikimin e udhëtimit:

“Programuam të rrinim 1 muaj e 1 javë. Unë do rrija te motra ime, ndërsa Trejsi mori një Airbnb. Shpenzimet e mia i ka paguar motra ime dhe njerëzit e saj, mami dhe babai im. 600-800$ kanë dërguar prindërit e mi herë pas here. 600-1000$ ishin shumat e parave që unë kam tërhequr për llogari të Trejsit. Ja kryerja unë si shërbim sepse ajo kishte punë, kishte photoshooting, etj.”

Procesi gjyqësor vazhdon, ndërsa prokuroria dhe mbrojtja po shqyrtojnë dëshminë për të zbardhur më tej rrethanat dhe akuzat ndaj të pandehurve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Porto Palermo, nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore

Dy predha luftarake, të mbetura në fund të detit në Gjirin e Porto-Palermos, u nxorën këtë të premte në sipërfaqe gjatë një operacioni të kryer...
19:01 | 19/06/2026

Lëkundje tërmeti në Gjirokastër, sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në Gjirokastër. Nga të dhënat paraprake raportohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6 ballë të shkallës rihter....
18:55 | 19/06/2026

Sot dita e 20-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët pritet të mblidhen sërish para Kryeministrisë

Qytetarët do të protestojnë edhe këtë të premte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të 20-ën ditë me radhë, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e...
18:41 | 19/06/2026