Dështon seanca për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë. LVV: Do i drejtohemi Kushtetueses
Kuvendi i Kosovës nuk ka zgjedhur presidentin e ri duke rrezikuar që vendi të shkojë në zgjedhje, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë seancën për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës në mungesë të kuorumit.
Në sallë ishin të pranishëm vetëm deputetët e pushtetit dhe mungoi opozita.
“Nuk ka kuorum për ta vazhduar këtë seancë. Disa herë u bëra thirrje deputetëve të vijnë dhe të jenë të pranishme, por ata nuk janë të pranishëm dhe kështu nuk i kemi 2/3 e deputetëve. Nuk mund të vazhdojmë me votimin”, tha Haxhiu.
Për të pasur kushte për zgjedhjen e presidentit nevojiten së paku 80 deputetë të pranishëm në sallë.
LVV fajeson opoziten per mospjesmarrje ne seancen per zgjedhjen e presidentin, pasi sipas saj ata nuk respektuan aktgjykimet e Gjykates Kushtetuese te cilat thone se deputetet e kane detyrim te marrin pjese ne votim.
LVV thote se do t’i drejtohen Gjykates Kushtetuese qe tani lidhur me mospjesmarrjen e deputeteve ne seance dhe me kete rast kane kerkuar mase te perkohshme per procesin e zgjedhjes se presidentit.
‘Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit.
Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu’, bëri me dije kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu.
Më herët, seanca për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës filloi në orën 22:00 të mbrëmjes me një mungesë të madhe deputetësh.
Vetëm 66 deputetë ishin të pranishëm në sallë, ndërsa mungojnë 54 të tjerë. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje deputetëve të vijnë në seancë, por deputetët e opozitës nuk ishin të gatshëm të ktheheshin në seancë për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur “monopartiake” seancën e thirrur për të votuar kandidatët për postin e presidentit, duke thënë se kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje – Glauk Konjufca dhe Fatmire Mullhaxha-Kollçaku – tregojnë se nuk ka gatishmëri për bashkëpunim.
“Ka qenë kundërshtim që e kemi thënë vazhdimisht edhe publikisht që kandidati s’duhet të ketë librezë partiake. Të dy kandidatët janë pjesë e LVV-së, kështu nuk arrihet konsensusi”, tha Abdixhiku, gjatë konferencës, ku u shfaq përkrah deputetëve të tjerë të LDK-së në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Ai insistoi se tani LDK-ja pret zgjedhje të parakohshme, duke thënë se pret që presidentja aktuale, Vjosa Osmani, të nënshkruajë dekret për shpërndarje të Kuvendit, qysh në mesnatë.
Për të zhvilluar seancën sipas Kushteteutes që kërkon më shumë se një kandidat, veç Glauk Konjufcës, Vetëvendosje prezantoi dhe një kandidat tjetër. Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, prezantoi kandidaten e dytë të kësaj partie për presidente Fatmire Mulhaxha-Kollçakun.
“Konform rregullave kushtetuese dhe ligjore sot para jush prezantoj ekspozenë e kandidates së radhës, doktoreshës Fatmire Mulhaxha Kollçaku. Kollçaku është doktoreshë dhe specialiste e epidemiologjisë. Ka vijuar studimet postdiplomike dy vjeçare në menaxhment shëndetësorë në kuadër të agjencionit evropian për rindërtim, partneritet në Universitetin e Prishtinës. Karrierën si mjeke e filloj në organizatën humanitare “Nëna Terezë” në Prishtinë. Nga viti 2000 punon në institutin kombëtarë të shëndetësisë së Kosovës. Në politikë është angazhuar që nga viti 2004 dhe është zgjedhur deputete në gjashtë legjislatura të kuvendit”, tha Abrashi.
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec